Tjetër paraqitje e mirë për futbollistin me origjinë nga Shkodra Andreas Ndoj. Sot është luajtur ndeshja e rradhës për kampionatin e moshave të Greqisë, pikërisht ai i 17 vjeçarëve në mes ekipit të tij Olimpiakos dhe Astera Tripoli.

Skuadra e Ndojt ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 dhe një kontribut për arritjen e saj ka dhënë edhe ai. Ka qenë në fushën e lojës për 90 minuta duke luajtur si mesfushor qendre dhe ka spikatur me luftën e fortë sportive por edhe me organizimin e manovrës sulmuese për ekipin e tij.

Ndoj kësisoj ndonëse është i një datëlindje më të vogël (ai e ka moshën për të luajtur me ekipin U16), është marrë nga stafi i ekipit U17 në rradhët e tij sepse kanë evidentuar shumë elementë pozitivë tek ai.

Dhe jo vetëm e kanë marrë, por edhe po i japin besimin e duhur duke e aktivizuar gjatë gjithë ndeshjes si titullar. Ndërkohë çudia ndodh sepse këto muajt e muajt Andreas Ndoj nuk është grumbulluar fare nga kombëtarja U17 e Shqipërisë.
© shkodrasport.com