Komiteti i Apelit i RFEF hodhi poshtë ankesën e Real Madridit për sanksionimin e Jude Bellingham. Në këtë mënyrë, futbollisti anglez do të duhet të kryejë pezullimin me dy ndeshje, pas përjashtimit në momentet e fundit të ndeshjes kundër Valencia në “Campo de Mestalla”. Ky sanksion do ta pengojë lojtarin të luajë ndeshjet e La Liga-s kundër Celta Vigo dhe Osasuna, më 10 dhe 16 mars, respektivisht.
Lojtari i Real Madridit u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes kundër Valencia, pas momentit të diskutueshëm ku Gil Manzano sinjalizoi fundin e lojës në momentin kur Brahim qendërzoi një top në zonë, që Bellingham e dërgoi me kokë në rrjetë.
Një gol që do të thoshte fitore për skuadrën e Carlo Ancelottit, por ndeshja përfundoi në barazim, duke qenë se ishte jashtë kohës së rregullores.
Gjyqtari, pasi përjashtoi Jude Bellingham, regjistroi në procesverbal se anglezi iu drejtua me një qëndrim agresiv dhe bërtitës. Ndaj Bellingham u zbatua neni 124 i Kodit Disiplinor. Një argument që nuk e ka bindur Real Madridin, i cili bëri ankim duke thënë se futbollisti nuk e ka fyer arbitrin, por kishte të bënte më shumë me fundin e ndeshjes./telesport/