Apolonia U-19 ka bërë një arritje të madhe për futbollin shqiptar. Djelmoshat e Fierit kanë arritur të na bëjnë krenar duke e kaluar një tur në Europë. Pasi u shpallën kampion në Shqipëri, dolën në arenën europiane, teksa në fazën e parë duhej të përballeshin ndaj Astana U-19.

Sigurisht që kazakët ishin favorit për të kaluar më tej, por ndeshja e parë në transfertë tregoi qëndresën e ekipit shqiptar që arriti të dilte me barazimin 1-1.

Ndërkohë në Shqipëri erdhi fitorja e shumëpritur, teksa Apolonia nuk i la asnjë shpresë kundërshtarit duke fituar 3-1 falë dy golave të Maksutit dhe perlës së Kurtit. Në fund Astana arriti që të ngushtonte diferencat, por pa e ndalur Apoloninë që të kalonte më tej në Uefa Youth League.

Duhet thene se ky eshte nje sukses per futbollin shqiptar te moshave sepse kundershtari ne fakt eshte i nje niveli te larte. Para tre sezonesh me te u pat ndeshur edhe Vllaznia U19 e cila i pat humbur te dyja ndeshjet, 1-3 ne Kazakistan dhe 0-4 ne Shkoder.

Megjithate shkodranet kane qene protagoniste edhe diten e sotme sepse sulmuesi kryesor i Apolonise dhe njekohesisht autori i dy golave ne kete ndeshje eshte shkodrani Erald Maksuti i cili prej disa sezonesh eshte pjese e fierakeve.

Ne turin e dyte tashme Apolonia U19 do te ndeshet me nje nga emrat e medhenj te futbollit kroat, Hajdukun e Splitit, ndaj te cilit po ashtu do te mundohet te beje me te miren dhe pse jo serish kualifikimin./SHKODRA-SPORT.COM/