Sulmuesi i talentuar shqiptar, Armando Broja, debutoi me skuadrën e Chelsea në Premier League, një hap galopant i 18 vjeçarit. Talenti kuqezi pas ndeshjes kundër Everton, foli për Sky Sport, ku u shpreh:

“Është një ndjenjë e pabesueshme. Unë kam qenë këtu që kur kam qenë një fëmijë i vogël dhe kam ëndërruar për këtë moment gjatë gjithë kohës.

“Edhe të debutoja në “Stamford Bridge”, ishte një ndjenjë e shkëlqyer. Para se të futesha në fushë, isha pak nervoz, por fola me Lampard dhe ai më tha që thjesht të shijoja çdo moment.

“Kështu që unë thjesht shijoja momentet për minutat që luaja dhe ishte një ndjenjë e mahnitshme të isha atje në fushë”, tha Broja për Sky Sport./abcnews/