HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREAsnjë firmë me Laçin, Denis Pjeshka është futbollist i Vllaznisë

Asnjë firmë me Laçin, Denis Pjeshka është futbollist i Vllaznisë

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar lajmi për kalimin e mbrojtësit Denis Pjeshka tek Laçi.

Një gjë e tillë madje u konsiderua një fakt i kryer. Por, kjo gjë ka çuditur drejtuesit e klubit shkodran, sepse lojtari nuk ka marrë asnjë leje- kalim nga Vllaznia.

Vërtetë nga ekipi i Laçit ka patur një interesim për ta marrë këtë futbollist megjithatë çdo gjë duket se ka mbetur këtu.

Vetë lojtari e ka pranuar se nuk ka firmosur me kurbinasit dhe për këtë arsye, tashmë është e sigurtë se 22 vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve.

Pjeshka në këto momente është në fazën e rikuperimit pas operacionit të kryer në menisk dhe me shumë siguri, pas një muaji atë do ta shohim në fushën e lojës.

Tek kuqeblutë e konsiderojnë një pikë shumë të rëndësishme të projektit të tyre dhe për këtë arsye, janë me sytë drejt rikuperimit sa më të shpejtë të tij.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments