Qyteti i Elbasanit ka qenë mikpritësi i aktivitetit ndërkombëtar të altletikës, Mitingu Internacional.

Në këtë aktivitet morën pjesë shumë presidentë te federatave te Atletikës të shtëtëve të tjera, si edhe presidenti i Federatës Europiane të Atletikës, Svein Arne Hansen.

Në këto gara që u mbajtën në stadiumin “Elbasan Arena”, morën pjesë më shumë se 100 sportistë nga pesë shtete të ndryshme si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe San Marino.

Sportistët shqiptarë bënë paraqitje pozitive, duke zënë disa vende të par.

Sa I takon dy sportistëve elitarë te vendit tonë, Luiza Gega garoi në garën e 1500 metrave dhe zuri vendin e parë me kohën 4.15.07, ndërsa Izmir Smajlaj garoi në kërcimin së gjati dhe arriti rezultatin 7.88 m.

Por nuk ka qenë vetëm Smajlaj që ka dalë i pari ndër atletët shkodranë që morën pjesë në këtë Miting.

Kështu, Ravio Rama ka zënë dy vende të para. Bëhet fjalë për garën e 100 m me kohën 11″11 si dhe në 110 m/p me kohën 14″46.

Në garën e 100 metrave, një tjetër atlet i Vllaznisë është ngjitur në podium, pikërisht 18 vjeçari Edison Çardaku me
kohën 11″21.

Ndërkohë në garën e 200 metrave, Franko Burraj ka zënë vendin e parë me kohën 21″77.

Ky sportist bashkë me trajnerin e tij Bruno Rrotani kanë kërkuar dhe tentuar të thyejnë rekordin e kësaj gare që mbahet nga shkodrani Oltion Luli, por edhe këtë herë nuk ia kanë dalë duke mbetur me 18 të qindtat larg tij.

Në garën e kërcimit së gjati, përveç Izmir Smajlajt që ka zënë vendin e parë, në podium janë ngjitur edhe dy atletët e tjerë të Vllaznisë.

Gledis Halluni është renditur i dyti me distancën 7.25 m ndërsa në vend të tretë është renditur Ergys Gjeçaj me distancën 7.20 m.

Ndërsa në garën e kërcimit trehapësh, në vend të parë është renditur Gledis Halluni që ka kërcyer 14.37 m, në vend të dytë është renditur Heldi Valikaj me 14.37 m dhe në vend të tretë Suad Bashku me 13.66 m.

Në këtë mënyrë, atletët e Vllaznië spikasin edhe njëherë tjetër edhe në këtë eveniment duke treguar vlerat e tyre, falë edhe punës së mirë që kanë bërë me trajnerët e tyre Vildan Tufi, Fatjon Serhati dhe Bruno Rrotani.
© shkodrasport.com