E ndjek Vllaznine ne çdo ndeshje dhe sigurisht qe eshte zhgenjyer me rezultatet e fundit te saj. Ish-portieri, por njekohesisht edhe ish- trajneri i saj Avenir Dani, ne nje prononcim te dhene per gazeten “Panorama Sport” eshte shprehur me nota kritike per ate se çfare sheh ne fushen e lojes tek kjo skuader.

“Te them te drejten une shoh nje Vllaznise te padisplinuar ne fushe. E shikoj me probleme te brendshme. Ketu e kam fjalen ndermjet lojtareve dhe stafit. Vllaznia çalon tek menyra e lojes qe ben. Apo po ben nje loje te turpshme, pa lidhje repartesh.

Te gjithe lojtaret luajne pa detyra dhe per qejfin e tyre. Prandaj duhet nderhyrja e stafit qe duhet te bashkoje lojtaret ne grup, gje qe mungon aktualisht tek skuadra. Lojtaret duhet te ndjejne me shume pergjegjesi dhe vetem keshtu ndryhson situata.

Ndryshimi i Vllaznise aktuale me ate te sezonit te kaluar, gjykoj se ka te beje me grupin me cilesor te lojtareve. Pra kete sezon ka me shume cilesi, por mesa duket lojtareve nuk po gjendet vendet e tyre ideale ne fushe dhe mundesine ku ato japin me shume.

Nese nuk nderhyhet shpejt, mendoj se Vllaznia ka per te notuar ne ujera te turbullta. Grupi i lojtareve eshte shume cilesor dhe normalisht duhet qe skuadra te renditet ne mes skuadrave pretendente per titull.

Mirepo kjo do shume pune per te dale te loja qe pretendojme se duhet per te fituar titullin kampion kete sezon. Mesa kam pare deri tani, Tirana dhe Kukesi kane diçka me teper se skuadrat e tjera”- eshte shprehur Dani./SHKODRA-SPORT.COM/