Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, u ka dhënë fund dilemave për lojtarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në takimin e sotëm ndaj Partizanit.

Ndryshimi i vetëm nga takimi që kuqeblutë luajtën ndaj Teutës është rikthimi në formacion i qendërmbrojtësit Bulatoviç, i cili mungoi për shkak kartonësh.

Në portë do të jetë Zogoviç, ndërsa në mbrojtje katërshja e përbërë nga Gurishta, Adili, Bulatoviç dhe Hakaj. Në mesfushë do te luajne Krymi, Jonuzi dhe Kruja, treshja qe do te kete shume pune si ne manovren ofensive ashtu edhe ate difensive

Nga krahët do të luajnë A.Hoxhaj në të djathtë dhe Latifi në të majtë, per te mbeshtetur Aralicen ne maje te sulmit. Nuk ia ka dalë të riaftësohet për këtë takim braziliani Da Silva, i cili u dëmtua në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës.