Historia e Vllaznisë është shkruar prej shumë e shumë emrash të shquar të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për të qenë ky emër që është sot në historinë e futbollit shqiptar.

Fatbardh Jera është njëri nga ata i cili ka luajtur me shumë sukses me fanellën kuqeblu dhe padyshim që në këto
momente kur Vllaznia ka rënë nga Superliga, ai nuk ndjehet mirë.

Ashtu si shumë shkodranë të tjerë. Dhe ndonëse ndodhet në Spanjë aktualisht, pikërisht për të vizituar edhe stadiumin mitik “Santiago Bernabeu” të Realit në prag të finales së Champions League ndaj Liverpulit, ish- mbrojtësi i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare, e ka mendjen edhe tek skuadra shkodrane.

Jo më kot, në profilin e tij ka postuar një foto nga ky stadium ku shkruan:

“Pragndeshje finale e Kupës së Kampioneve, Liverpul- Real Madrid! Rroftë Vllaznia!”