Pas fitores 2-1 ndaj Beselidhjes ne javen e pare dhe barazimit 0-0 ndaj Korabit ne javen e dyte, Basania U17 mesditen e sotme ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Ilirise se Fushe- Krujes ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Bushatit.

Ne fakt fitorja e sotme nuk ka qene aq e lehte. Ndeshja eshte hapur me golin e Ronaldo Shytanit qe ne minuten e 4-te, por ne minuten e 35-te me ane te Ahmetajt, ndersa ne fundin e pjeses se pare do te vinte edhe goli i Gjokejes qe i dha fitoren 2-1 Ilirise ne kete pjese.

Ne pjesen e dyte nderkohe pikerisht ne minuten e 48-te ka qene serish Shytanit qe ka barazuar shifrat, ndersa do te ishte futbollisti Kledis Zagani qe do te shenonte golin e trete ne minuten e 64-te, gol ky qe i dha fitoren Basanias ne shifrat 3-2.

Basania U19 ka luajtur sot me kete formacion: Malocaj, Nikaj, Zagani, Palali, Limani, Cakalli, Shytani, Miftari, Qerpiku, Galeja, Ujka. Nderkohe trajneri Ersi Çaku ne pjesen e dyte ka aktivizuar edhe futbollistet Filipaj dhe Kosi.

Pas kesaj fitoreje, Basania U19 eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje, duke treguar edhe njehere tjeter se do te jete nder ekipet me te mira te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/