Uellsi është shumë pranë ëndrrës për të mbërritur në “play off“-in e Kupës së Botës dhe ndihmë i ka ardhur edhe nga portieri i Bjellorusisë.

Uellsianët janë duke mposhtur Kombëtaren nga Europa Lindore, ndërsa goli i dytë ka ardhur më tepër për meritë të gardianit kundërshtar se sa për atë të tyre.

Pas një pasimi nga Bale, Neco Ëilliams godet drejt portës. Topi vjen në duart e portierit që gjendej i pozicionuar mirë, por çuditërisht sfera përfundon përtej vijës fatale.

Sigurisht që pas këtij goli ishte edhe më e vështirë për Bjellorusinë të synonte të ndryshonte rrjedhën e takimit./Sport Ekspres/