Në kuadrin e “Javës së Kulturës Suedeze” në Shkodër, është zhvilluar edhe një ndeshje miqësore futbolli, e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” mes personelit të Bashkisë Shkodër dhe personelit të Ambasadës së Suedisë në Tiranë. Në përfundim të kësaj ndeshje, rezultati ishte në shifrat 4-7 në favor të ekipit të personelit të Ambasadës Suedeze.

Të pranishëm në këtë ndeshje ishin edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia dhe Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hashtad. Kryetari i Bashkisë, Spahia spikati në pozicionin e sulmuesit, ku edhe tre nga katër golat e shënuar nga ekipi i Bashkisë, mbajnë firmën e tij.

Megjithatë, krahas Spahisë dhe ambasadores Hashtad, ishin edhe emra të tjerë të njohur të qytetit të Shkodrës që i përkasin fushave të ndryshme të jetës, siç janë nën/kryetari i Bashkisë, Ardit Qylybyli, Inspektori i Sportit në bashki, basketbollisti Antonio Shabani, Roland Çomo, specialist në Bashkinë e Shkodrës.

Per te vazhduar me administratorin e Njësisë Rrethina, Erjon Selgjekaj, Drejtori i Muzeut të Dëshmisë dhe Kulturës, Pjerin Mirdita, drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Neziri, si edhe futbollistja Megi Doçi, të cilët që të gjithë ishin pjesë e ekipit të personelit të Bashkisë së Shkodrës, por edhe shumë emra të tjerë.
Maringlen ZHIVANI