Beselidhja e Lezhes ben detyren, fiton edhe ndaj Flamurtarit dhe vazhdon te kryesoje e vetme renditjen e kampionatit edhe pas javes se 15-te te tij. Pasditen e sotme ne ndeshjen e luajtur ne Vlore, lezhjanet kane fituar me rezultatin e thelle 101-60.

Per basketbollistet e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali nuk ka qene aspak e veshtire kjo fitore. Ato do ta fitonin perioden e pare me rezultatin 27-13 dhe me pas edhe te dyten 19-16 duke shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 17 pikesh.

Nje epersi e cila do te vinte duke u thelluar edhe me shume ne dy periodat e tjera, sepse Flamurtari nuk mundet te rezistoje me. Ne te treten Beselidhja fiton 26-17 dhe e katerta ishte thjeshte formalitet.

10 minuteshi i fundit do te mbyllej me shifrat 29-14 dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te fitohej me rezultatin e thelle 101-60, pra me 41 pike diference. Pikeshenuesi me i mire per Beselidhjen ne keyte ndeshje ishte amerikani Alexander Cary Caldwell me 19 pike te shenuara.

Vllaznia kryeson e vetme renditjen me 26 pike, nderkohe qe ndiqet nga Tirana e Vllaznia me nga 24 pike, nderkohe qe Kamza eshte ne vendin e katert me 23 pike./www.shkodrasport.com/