Vllaznia ne basketboll per meshkuj eliminohet nga Kupa e Shqiperise. Ajo eshte mundur brenda ne Shkoder nga Kamza me rezultatin 69-73. Perioda e trete eshte mbyllur ne shifrat 51-51 me nje loje shume te forte nga te dy ekipet. Edhe e katerta do te zhvillohej me shume rivalitet dhe avantazhi kalonte sa tek njeri ekip ashtu edhe tek tjetri.

Kamza ne dy minutat e fundit u tregua me e qete dhe me e sakte nderkohe qe basketbollistet e Vllaznise shume nervoze. Kjo gje ndikoi padyshim ne lojen e tyre. 100 sekonda para fundit miqte udhehiqnin 65-64. Loja fiton emocione megjithate Kamza siguron fitoren me shifrat 73-69 duke kaluar kesisoj ne gjysmefinale ndersa Vllaznia e mbyll ketu me Kupen.