Futbollistët shqiptarë nëpër botë dalëngadalë po fitojnë vëmendje. Sigurisht, fjala është për ata që rriten kryesisht jashtë. Emri i radhës është Fisnik Asllani, i cili nuk ka firmosur për Union Berlin.

Sulmuesi 18-vjeçar ka patur shumë oferta dhe ka refuzuar të rinovojë me klubin gjerman. Ai ka mbyllur një sezon të suksesshëm, duke shënuar 15 gola me moshat e Union Berlinit.

Menaxheri i tij, Kadir Ozdogan, është i bindur se e pret një klub i madh. “Hoffenheim, Schalke 04, Hertha dhe Bayern janë të interesuar. I shoh të mundshme, jo Unionin”, është shprehur ai për “bz-berlin.de”.

Ne kete menyre, duket se numri i futbollisteve me origjine shqitare ne Bundeslige do te shtohet edhe me shume dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe ne.