Kur e dëgjoni emrin e tij ju vjen në mendje djali i shkathët flokëgjat që spikati tek Vllaznia dhe më pas bëri histori tek Tirana.

Ai ka provuar te luaje perpos Vllaznine edhe me Tiranen dhe te fitoje po ashtu edhe me shume trofe me te, por duket se titulli kampion me ekipin shkodran 20 vjet me pare, ka mbetur ende ne mendjen e tij.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin matjan Saimir Patushi i cili në një interviste ekskluzive për “AL2 Media”, ai ka rrëfyer si kurrë më parë karrierën e tij të larmishme si dhe planet e së ardhmes.

Ne mes shume pyetjesh qe i jane bere atij, ka qene edhe se cili eshte lojtari më i mirë në Superiore sipas tij?

“Lojtari me i mirë në Superligë për mendimin tim është mëngjarashi Herlad Marku i Vllaznisë”- eshte shprehur Saimir Patushi.

Ky padyshim qe eshte nje vleresim per mesfushorin aktual te ekipit shkodran sepse vjen nga nje futbollist i cili ka patur nje karriere shume te suksesshme ne futbollin shqiptar.