Specialisti i njohur i futbollit Shpetim Duro ne ekranin e News 24 mbremjen e sotme, ne analizen e tij te zakonshme javore, ka bere kete here edhe nje perzgjedhje te formacionit me te mire te kampionatit shqiptar per gjysmen e pare te sezonit.

Interesant eshte fakti se ne 11-shen e tij, Vllaznia ndonese eshte e katerta ne renditje per momentin, ai ka zgjedhur plot 4 lojtare te saj te jene pjese e ketij formacioni te me te mireve.

Behet fjale pikerisht per tre mbrojtesit, Erdenis Gurishta, Fallou Diagne dhe Esin Hakaj. Njekohesisht edhe sulmuesin anesor Liridon Latifi.

Me poshte keni perzgjedhjen e Duros:

1. Bekaj (Tirana)

2 Gurishta (Vllaznia)

3 Diagne (Vllaznia)

4 Hoxhallari (Tirana)

5. Hakaj (Vllaznia)

6. Gj.Taipi (Kukwsi)

7. Totre (Tirana)

8. Lushkja (Laçi)

9. Latifi (Vllaznia

10.Mazrekaj (Laçi)

11.Guindo (Laçi)

Trajner: Orges Shehi