HomeKRYESOREBellingham më i kërkuari i momentit, Dortmund kërkon 150 milionë euro për...

Bellingham më i kërkuari i momentit, Dortmund kërkon 150 milionë euro për 19-vjeçarin

Nisja e merkatos së dimrit është gjithmonë e më afër, ku në datën 1 janar klubet do të kenë të drejtë të kryejnë transaksionet e shit-blerjeve të lojtarëve.

Nga Gjermania ka përditësime, me Borussia Dortmund, që tashmë ka vënë një çmim zyrtar për një nga talentet më të mëdha të momentit, 19-vjeçarin, Jude Bellingham.

Sipas asaj çka prestigjiozja “Mundo Deportivo” raporton, drejtuesit gjermanë nuk do të diskutojnë oferta më pak se 150 milionë euro, duke i paralajmëruar haptazi ekipet e mëdha, që kërkojnë anglezin, më konkretish, Real Madrid, PSG dhe Liverpool. 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments