Sot, Kupa e Shqipërisë zhvilloi ndeshjen e parë të turit të parë të edicionit të 71-të. Në orën 15:00, në Lezhë u zhvillua dueli Besëlidhja-Apolonia, e vlefshme për grupin B. Fierakët arritën të triumfonin me rezultatin 0-1 falë golit të Antoni në minutën e 67-të, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Sfida e kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në Fier.

Ndërkohë, Kupa e Shqipërisë do të vijojë me ndeshjet e saj edhe ditën e nesërme me 8 ndeshje, dhe më pas me ditën e mërkurë me 6 ndeshje.

FT: BESËLIDHJA-APOLONIA 0-1

Antoni 67′

FORMACIONET ZYRTARE:

BESËLIDHJA: Demi, Mataliaj, Jaku, Da Silva, Dibra, Pergjoni, Hepaj, Zere, Trokthi, Freire, Danaj.

APOLONIA: Bushi, Asllanaj, Shanaj, Bala, Orelesi, Repaj, Hebeja, Kovaçi, Ndubuisi, Mezani, Antoni.