Blendi Dibra , sekretari i përgjithshëm i Vllaznisë ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Star Sport. Ai foli për fitoren kundër Tiranës dhe emocionet që dhuroi klasikja. Ndërsa po ashtu theksoi se ekipi ka si objektiv titullin kampion e zbuloi që do ketë disa bashkëpunime me skuadra të huaja për lojtarët e akademisë.

Dibra tha: “Patjetër që fitoret janë një kënaqësi më vete e sidomos kur vijnë ndaj Tiranës që është rivali i përjetshëm. Ekipi tregoi forcën e duhur dhe karakterin që duhet për një ekip që do kampionatin. Ne e themi që duam kampionatin sepse edhe vetë skuadra i ka cilësitë dhe investimet janë bërë për objektiva të mëdha.

Çfarë tha Josa pas fitores? Ju tha të gjithëve se tani ia kanë shtuar përgjegjësitë vetes dhe tani duhet ta tregojnë në vazhdimësi. Që nga kjo javë me Egnatian, ku realisht nuk kemi marrë asnjë fitore në Rrogozhinë që kur janë ngjitur në Superiore. Uroj ta thyejmë syrin e keq në këtë fundjavë.

E ardhmja? Ne po kërkojmë të promovojmë edhe të rinjtë. Kemi nisur bashkëpunime me skuadra të huaja. Siç është edhe Rapid Vjena, ku me presidentin Xhaferi do udhëtojmë në këtë fillim marsi drejt Austrisë për të finalizuar marrëveshjen.

Po ashtu do kemi një bashkëpunim me një skuadër turke të Superiores për shkëmbimin e futbollistëve të akademisë. Për momentin nuk mund ta jap emrin e ekipit për arsye profesionale”.
Endri ÇINARI