Një lajm shumë i trishtë për futbollin botëror vjen nga Argjentina. Gazeta “Clarin”, ndër më të mëdhatë në vend, ka bërë publik lajmin se sot është ndarë nga jeta Diego Aramando Maradona në moshën 60-vjeçare.

Sipas gazetës në fjalë, Maradona është ndarë nga jeta pasi ka pësuar një atak kardiak në shtëpinë e tij gjatë ditës së sotme.

Ai gjendej në shtëpiën e tij në Argjentinë prej disa kohësh, pasi kishte kryer pak ditë më parë një operacion në kokë. Gjendja e tij raportohej si stabël dhe jo e rrezikuar, por situata ka ndyrshuar në mënyrë tragjike.

Pritet ende konfirmimi nga familjarët dhe përfaqësuesit ligjorë të tij, por në Argjentinë që pas publikimit të këtij lajmi nga gazeta në fjalë, ka filluar një zi kombëtare e mirëfilltë. Maradona është një legjendë e futbollit botëror dhe një nga figurat më të dashura në historinë e Argjentinës jo vetëm futbollistike.