Katër atletë të Vllaznisë pjesmarrës në një turne në Bosnjë

0

Katër atletë të Vllaznisë janë nisur sot drejt Bosnjës për  të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që zhvillohet atje. Ftesa e ardhur në adresë të ekipit shkodran është mirëpritur nga drejtuesit e tij dhe në këtë mënyrë është vendosur marrja pjesë në këtë turne që do të zhvillohet ditën e mërkurë në qytetin e Zenicës. Pjesmarrës në këtë turne do të jetë atleti Jonaldo Quku që do të konkurrojë në garat e 100 dhe 200 metrave, do jetë Lulëzim Çengeli që do të konkurrojë në 400 metra si dhe dy sportistët që do të konkurrojnë në garat e kërcimeve, atë të kërcimit së gjati dhe në trehapësh. Bëhet fjalë për Ergys Gjeçajn dhe Suad Bashkun. Këto dy sportistë do të jenë të shoqëruar nga trajnerët Albert Marashi dhe Fatjon Serhati.

Kampioni i Europës Izmir Smajlaj, pritje e veçantë në Bashkinë Shkodër

0

Kampioni I Europës Izmir Smajlaj është pritur mesditën e së martës në zyrën e saj nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi. Atleti shkodran ka qenë I shoqëruar nga babai I tij dhe nga trajneri Vildan Tufi. Mes tyre është zhvilluar një bisedë e ngrohtë teksa Smajlaj ka bërë present edhe njëherë emocionet që ka provuar pak ditë më parë në garat e zhvilluara në Beograd ndërkohë që trajneri Tufi ka kërkuar më shumë mbështetje nga të gjitha institucionet sepse ky sportist mund të dhurojë të tjera rezultate të larta.

Katër tituj kampionë në 4 disiplina dhe në dy ditë. Ky është Franko Burraj!

0
Kampioni dhe rekordmeni shkodran Franko Burraj po gezon nje forme shume te mire sportive dhe ndonese ne kampionatin e fundit nuk arriti te thyente rekord, serish ka spikatur dhe mbi te gjitha, ka arritur ate qe se ka arritur...

Dyshja Burraj- Rrotani stërvitje me vështirësi, mendjen tek Europiani

0
Pavarësisht se të gjithë aktivitetet sportive janë ndërprerë, atleti I Vllaznisë Franko Burraj vijon të stërvitet, ndonëse në kushte jo normale. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri I tij Bruno Rrotani I cili ka shpjeguar...

Atleti i Vllaznisë Bajram Muça, më i miri i sallave të mbyllura

0

Atleti i ekipit të Vllaznisë Bajram Muça është shpallur sportisti më i mirë i kampionatit kombëtar të sallave të mbyllura, i zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë. Ai ka zënë dy vende të para në garat e zhvilluara, pikërisht në garën e 60 metrave dhe atë të 60 metrave me pengesa duke bërë një paraqitje shumë të mirë dhe duke grumbulluar më shumë pikë se të gjithë sportistët e tjerë dhe prandaj është vlerësuar edhe si më i mirë i këtij kampionati. Përveç tij, kanë zënë vende të para në këtë kampionat edhe disa sportistë të tjerë të Vllaznisë. Kështu, Izmir Smajlaj është renditur i pari në garën trehapësh ndërkohë që në garën e kërcimit së gjati, ka fituar një tjetër atlet shkodran, Gledis Halluni.

Marashi: Vllaznia do jetë kampione për të shtatin vit rradhazi

0

Me datat 9-10 qershor në Tiranë do të zhvillohet kampionati kombëtar i atletikës për të rritur ku do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Tek meshkujt, Vllaznia kampione në fuqi e vendit sërish konsiderohet favorite për të fituar titullin kampion ndonëse do të ketë rivalitet me ekipet e Tiranës dhe Skënderbeut. Duke folur për shkodrasport.com kryetrajneri i ekipit shkodran Albert Marashi, do të shprehej: "Kjo është gara më e rëndësishme kombëtare e vitit dhe kuptohet që kemi kohë që përgatitemi për të ndonëse kushtet nuk kanë qenë aspak të mira. Gjithsesi tashmë jemi gati për të treguar dominimin tonë ndaj kundërshtarëve dhe kemi optimizëm dhe do të jemi kampionë edhe këtë vit.

Nga miqësia në Kombëtare te rivaliteti në fushë, Në Spanjë luhet derbi i shqiptarëve

0
Në Ligën e Dytë spanjolle janë të shumtë futbollistët shqiptarë që aktivizohen me skuadra të ndryshme dhe sot do të ketë një “derbi” mes tyre. Plot 3 futbollistë të Kombëtares, do të zbresin në fushën e blertë në ndeshjen...

‘I pafajshëm’ Izmir Smajlaj i rikthehet pistës: I drejti nuk mposhtet kurrë

0
Izmir Smajlaj u shpall i pafajshëm vetëm pak ditë më parë pas akuzave që i bën për manipulim të rezultatit. Gjykata Sportive Botërore në Londër i dha pafajësinë atletit shkodran, ndërkohë që pezulloi nga detyra trajnerin e tij e...

IZMIR SMAJLAJ, KAMPIONI I PA SHPËRBLYER

0
Izmir Smajlaj e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2020. Kampion Ballkani të shtunën në Stamboll në salla të mbyllura me 7.91 metra dhe të dielën medalist i artë në Mitingun Ndërkombëtar me 7.94 metra....

Rrëfimi i kampiones Gega: Unë, Liza në Shqipërinë e… çudirave

0
Luiza Gega është absolutisht sportistja më e mirë e atletikës shqiptare. Një kampione që përtej çdo vështirësie ka arritur ta përfaqësojë me dinjitet dhe ta nderojë flamurin tonë kombëtar në të gjitha eventet më të rëndësishme europiane dhe botërore. Vetëm...