Kryetrajneri Marashi: Atletika shkodrane pas Kupës, synon edhe titullin e 12-të rradhazi

0
Suksesi i djeshëm që koleksionoi Kupën e 12-të rradhazi të Shqipërisë për Vllazninë në atletikë për meshkuj, nuk do të mbetet me kaq. EKipi shkodran po bëhet gati të bëjë pronë të veten edhe titullin e 12-të kampion rradhazi,...

Tre atletë të Vllaznisë në Kampionatin Ballkanik

0

Kryesia e Federatës Shqiptare të Atletikës ka përzgjedhur emrat e sportistëve që do marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që do të zhvillohet më 18 shkurt në Stamboll të Turqisë. Në listën e ekipit tonë kombëtar, janë edhe tre sportistë të ekipit të Vllaznisë dhe pikërisht Elsid Dizdari, Elvedin Meti dhe Durjon Idrizaj. Të tre këta sportistë janë paraqitur më mirë se të tjerët në garat e fundit të kampionatit të sallave të mbyllura që u zhvillua në Tiranë.Përveç këtyre tre sportistëve të Vllaznisë, kuptohet që në listën e ekipit kombëtar është edhe shkodrani Admir Bregu që konkurron për klubin e Tiranës.

Vllaznia spikat me shumë kampionë në garat e moshave

0

Atletët e vegjël të Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e kampionatit kombëtar të zhvilluar në Elbasan. Konkretisht janë zhvilluar garat e grupmoshave U-13 dhe U-15 dhe ndonëse nuk ka patur një numër të madh sportistësh pjesmarrës, ata kanë arritur rezultate të mira. Kështu kanë spikatur për kategorinë e më të vegjëlve, sportistët Alfio Tafili në kërcim së gjati me 4.15 m, Orinda Shala në 600 m me 1'55"00 dhe në kërcim së gjati me 4.32 m si dhe vend i parë në 4 x 50 m për vajza.

FANTASTIKE/ Atletët shkodranë Bledar Mesi dhe Florjan Balaj shpallen kampionë Ballkani për veteranët

0
7 medalje i kane dhuruar Shqiperise dy atletet shkodrane Bledar Mesi dhe Florjan Balaj te cilet moren pjese ne Kampionatin Ballkanik te veteraneve qe u zhvillua dje dhe pardje ne Selanik te Athines. Te dy ata kane qene pjese e...

Suad Bashku: Ky është vetëm fillimi i një karriere të suksesshme

0

Suksesi I arritur në kampionatin kombëtar të të rinjve të zhvilluar dy ditë më parë, ku ai është shpallur atleti më I mirë, pritet të jetë një nxitje më shumë në karrierën e saponisur të atletit 17 vjeçar të Vllaznisë Suad Bashku. Ai është shpallur kampion në dy gara, atë të kërcimit së gjati dhe në trehapësh dhe në intervistën e tij për gazetën, e pranon që këto arritje, do ta nxisin më shumë për të tjera suksese në të ardhmen.

Muça, Meti e Idrizaj kampionë në Kampionatin Individual Dimëror

0

Tre atletë të Vllaznisë kanë arritur të zënë vende të para dhe të shpallen kampionë në Kampionatin Individual Dimëror që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë. Ata janë Bajram Muça, Elvedin Meti dhe Durjan Idrizaj. Muça ka konkurruar në garën e 60 metrave me pengesa dhe aty i ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij teksa me kohën 8"39 ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampion në këtë garë. Meti ndërkohë ka konkurruar si zakonisht në 400 metra dhe aty ka arritur kohën 50"42 duke zënë vendin e parë. Më i miri është shpallur edhe Idrizaj në garën e kërcimit trehapësh teksa ka kërcyer 13.80 metra.

Franko Burraj drejt Suedisë për medalje europiane dhe rekord të ri

0
Atleti shkodran Franko Burraj bashkë me trajnerin Bruno Rrotani mbrëmjen e së hënës kanë udhëtuar drejt Suedisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të 23 vjeçarëve. Ai do të konkurrojë në garën e 400 metrave, garë e cila do...

Sakrifica e një kampioneje, Luiza Gega rrezikoi të mbetej nëpër aeroporte nga COVID-19: Çdo...

0
Luiza Gega ka zgjedhur që karantinën e saj ta konvertojë në punë, në një vend që nuk është prekur ende nga koronavirusi. Duke parë se në shtetet afrikanë perhapja ka qenë minimale dhe deri tani e kontrolluar, Gega vendosi...

I SHKËLQYER/ Atleti shkodran Franko Burraj vendos një tjetër rekord të ri kombëtar

0
Tjeter rekordi i ri kombetar nga atleti shkodran Franko Burraj ne garen e 400 metrave. Por per fat te keq, 24 vjeçari humbi mundesine per t'u ngjitur ne podiumin e Lojerave Mesdhetare "Oran 2022" pasi u rendit i katerti...

Dita e parë e kampionatit e suksesshme. Vllaznia pranë titullit

0

Dita e parë e kampionatit kombëtar të atletikës ka qenë shumë e sukseshme për atletët e Vllaznisë. Në garat e zhvilluara në këtë ditë, sportistët shkodranë kanë arritur të zënë katër vende të para. Kështu në garën e 100 metrave ka dominuar Mario Shestani me kohën 10'98 ndërsa në 400 metra, Lulzim Çengeli ka qenë i pari me kohën 50"28. Edhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati me 7.50 metra ka dalë i pari ashtu siç ka dalë edhe Vllaznia si ekip në stafetën 4 x 100 metra. Me këto rezultate por edhe me disa vende të dyta dhe të treta, ekipi shkodran duket në rrugë të mbarë për t'u shpallur kampion i këtij viti.