Vllaznia gjen fitoren e parë. Mund Partizanin në Tiranë

0

Basketbollistët e Vllaznisë nuk e nisën mirë kampionatin e ri teksa në ndeshjen e parë të kampionatit patën humbur në Shkodër ndaj Teutës së Durrësit. Kjo gjë në fakt i bëri disi pesimistë dashamirësit e këtij sporti për ecurinë e mëtejshme në kampionat, por basketbollistët shkodranë treguan se nuk do të heqin dorë kollaj nga pretendimet e tyre edhe sivjet.

Basketbollistet kuqeblu humbin pas dy kohësh shtesë

0

Një ndeshje shumë interesante dhe me emocione ka qenë ajo e pasdites së sotme, zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në mes Vllaznisë dhe Studentit. Një ndeshje të cilës iu nevojiten dy kohë shtesë për të përcaktuar fituesin dhe për fat të keq, ai ishte ekipi kryeqytetas që në fund kanë fituar 75-72. Ndeshja ka nisur më mirë për Studentin që e mbyll periodën e parë 18-12.

Basketboll meshkuj: Vllaznia e nis me humbje kampionatin e ri

0

Java e parë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka dhuruar edhe humbjen e parë për ekipin e Vllaznisë. Ai është mundur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" nga Teuta e Durrësit me rezultatin 72-82. Kjo e fundit e ka dominuar takimin nga fillimi e deri në fund duke treguar një formë më të mirë dhe natyrisht duke patur edhe një kontigjent më cilësor sesa shkodranët.

Federata e Basketbollit kërkon paratë nga ekipet ndryshe….

0

Federata Shqiptare e Basketbollit, përmes një deklarate për mediat, ka bërë publike vendimet e marra nga kryesia e saj në lidhje me sezonin e ri 2017-2018 që do të nisë këtë fundjavë. Dje u hodh shorti i kampionatit, por ka gjasa që ndonjë ndeshje, pavarësisht nga rezultati në fushë, të përfundojë 20-0.

Hidhet shorti, Vllaznia pret Teutën në javën e parë

0

Është hedhur sot në mesditë shorti i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj e femra. Në praninë e përfaqësuesve të disa prej klubeve dhe shoqatave sportive, skuadrat kanë mësuar radhën e përballjeve në kampionat si dhe ndarjen e grupeve.

Gjeçaj befason me deklaratën e tij. Synojmë vendin e pestë

0

Miqësorja e djeshme e fituar ndaj Partizanit nuk e ka ngrohur aq sa duhet trajnerin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Bledar Gjeçaj në një prononcim për "Shkodra Sport" ka bërë të ditur se ekipi i tij ka probleme sa i takon përgatitjes dhe për këtë arsye, nëse ai arrin të renditet në vendin e pestë, për të siguruar qëndrimin në grupin A, do të jetë i kënaqur.

Miqësorja e basketbollit, Vllaznia mund 67-57 Partizanin

0

Pasditen e sotme është zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndeshja miqësore e basketbollit për meshkuj në mes ekipit të Vllaznisë dhe atij të Partizanit. Kjo ka qenë miqësorja e parë për kuqeblutë e trajnerit Gjeçaj në prag të sezonit të ri. Skuadra shkodrane e ka dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund dhe ka arritur ta fitojë atë me rezultatin 67-57.

Kampionatet e basketbollit ende nuk dihet kur do nisin

0

Kampionatet kombëtare të basketbollit nuk do të nisin as këtë të shtunë, më 6 tetor, siç ishte planifikuar më parë. Arsyeja është se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Basketbollit ende nuk është mbledhur për të vënë pikat mbi "i" për skuadrat pjesmarrëse të këtyre kampionateve apo gjëra të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e kësaj federate.

Tek Vllaznia e basketbollit ka një rikthim të rëndësishëm

0

Problemet për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë duket se tashmë kanë marrë fund dhe stërvitja ka nisur dhe po bëhet gati për nisjen e kampionatit. Kuptohet që situata nuk është shumë e mirë sepse pas disa sezonesh, për herë të parë ndoshta sivjet, kuqeblutë do të kenë një përbërje të plotë vetëm me shkodranë.

Vllaznia e basketbollit “merr jetë”. Nis stërvitjen në “Qazim Dervishi”

0

Basketbollistët e Vllaznisë që nga pasditja e sotme kanë nisur stërvitjen në ambjentet e pallatit të sportit "Qazim Dervishi". Problemi që pat ekzistuar në mes Bashkisë Shkodër, Sportklub Vllaznisë dhe Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, tashmë është zgjidhur përfundimisht dhe një marrëveshje e përbashkët ka bërë që ekipi të mos penalizohet por t'i rikthehet stërvitjeve për t'u bërë gati për nisjen e kampionateve.