Vllaznia prezanton amerikanin e rradhës. Vjen Chris Olivier

0

Chris Olivier është blerja e rradhës për ekipin e basketbollit të Vllaznisë. Amerikani është prezantuar sot nga ana e inspektorit të klubit shkodran Astrit Zaganjori dhe pritet të jetë një pikë shumë e rëndësishme për këtë skuadër në luftën drejt titullit kampion. Në prononcimin e tij të parë si basketbollist i kësaj skuadre, Olivier shprehet i kënaqur me pritjen që ka gjetur në Shkodër dhe premton se do të bëjë më të mirën që Vllaznia të shpallet kampione.

Koshi i amerikanit Palmer i jep fitoren Vllaznisë ndaj Ardhmërisë

0

Një kosh i amerikanit Palmer 9 sekonda nga fundi i dha fitoren Vllaznisë në basketboll për meshkuj, që në “Asllan Rusi” mundi 66-64 Ardhmëria Basket, takim i vlefshëm për javën e 17-të të Superligës. Një ndeshje që dhuroi emocione e rivalitet deri në fund, me kryeqytetasit që bënë rezistencë dhe tentuan surprizë. Vllaznia duket se e kishte nënvlerësuar kundërshtarin dhe gaboi rëndë, pasi Ardhmëria rezistoi dhe bëri një paraqitje dinjitoze, por humbi në sekondat e fundit.

Vllaznia e basketbollit në plan edhe një tjetër goditje në merkato?

0

Ecuria e ekipit shkodran që nga fillimi i këtij viti e këtej është natyrisht shumë e mirë dhe kjo po demostrohet edhe në rezultatet e arritura. Vllaznia e basketbollit ka mundur së fundmi edhe Tiranën që konsiderohej pretendentja kryesore për titull. Kjo do të thotë se gara për titullin kampion pritet të jetë shumë e fortë dhe rivaliteti do të jetë në mes këtyre dy ekipeve. Por, burime pranë skuadrës kuqeblu bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit të sjellin edhe një lojtar tjetër si përforcim në ditët e ardhshme. Bëhet fjalë për një basketbollist që luan në pozicionin e qendrës, për të cilin Vllaznia duket se ka shumë nevojë.

Vllaznia fitore fantastike ndaj Tiranës pas dy kohësh shtesë

0

Vllaznia ka fituar sot në mbrëmje në Shkodër ndaj Tiranës me rezultatin 96-93, një ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Fituesi u vendos pas dy kohëve shtesë, në përfundim të një ndeshje fantastike dhe që u zhvillua në një pallat sporti të tejmbushur me spektaktorë. Ata shijuan një ndeshje me rivalitet dhe nivel të lartë, mes dy ekipeve më të mira në kampionat, të cilat konfirmuan se do të diskutojnë këtë sezon titullin kampion.

Trajneri Sarin: Kam ardhur tek Vllaznia për të mundur Tiranën

0

Dita e nesërme do të dhurojë një sfidë shumë interesante për kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj, atë në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Dy skuadrat më të mira të kampionatit kësisoj do të kenë mundësi të bëjnë "nxjemjen" para ndeshjeve të play off-it ku pritet të diskutojnë fatet e titullit kampion të këtij sezoni. Shkodranët, pavarësisht se ndodhen për momentin në vendin e dytë, kuptohet qartë se kanë si objektiv të shpallen sërish kampionë, çka do të ishte edhe hera e katërt rradhazi për ta. Edhe Tirana në fakt këtë gjë kërkon e kjo justifikohet edhe me shpenzimet e bëra këtë sezon.

Vllaznia- Tirana, supersfida e javës luhet të shtunën në 18.00

0

Java e 16-të e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj do të dhurojë një sfidë shumë interesante, atë në mes dy ekipeve më të mira të tij, Vllaznisë dhe Tiranës. Ndeshja do të luhet ditën e shtunë në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe pritet me interes të madh nga të dy skuadrat. Po ashtu edhe nga tifozëria shkodrane e cila mezi e pret këtë ballafaqim për të mbushur shkallët e pallatit të sportit. Kuqeblutë patjetër që do të tentojnë fitoren për të ruajtur vendin e dytë në klasifikim por po ashtu, edhe për t'i treguar tiranasve forcën e tyre pikërisht në prag të ndeshjeve të plej- ofit.

Faslija ikën edhe nga Teuta. Drejtuesit nuk zbatuan kontratën

0

Pas Vllaznisë, basketbollisti shkodran Herion Faslija largohet edhe nga Teuta. Një lajm të tillë e ka konfirmuar për televizionin Rozafa vetë ai. Arsyeja sipas tij, është mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale nga ana e drejtuesve durrsakë dhe në fund, palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës. Në fakt, të gjithë sportdashësve shkodranë të pranishëm pasditen e së shtunës që shkoi në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" për të ndjekur ndeshjen Vllaznia- Teuta, u ka bërë përshtypje mungesa e shtatëlartit shkodran në rradhët e ekipit bregdetar.

Vllaznia mund Teutën. Një fitore dhuratë për ditëlindjen e Gjeçajt

0

Basketbollistët shkodranë kanë mundur një tjetër rival, pikërisht Teutën dhe tashmë kanë ndërruar vendet me ta në renditje duke u ngjitur tashmë në vendin e dytë dhe duke kaluar durrsakët në të tretin. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në "Qazim Dervishi" Vllaznia ka fituar me rezultatin 77-53. Një fitore e cila ka shkuar pikërisht për trajnerin Bledar Gjeçaj i cili sot ka festuar 47 vjetorin e lindjes dhe para ndeshjes, basketbollistët i kanë bërë një surprizë të bukur duke i dhuruar tortën e ditëlindjes përmes shumë duartrokitjeve të gjithë tifozëve të pranishëm.

Vllaznia- Teuta sfida e vendit të dytë, të shtunën në 19.00

0

Java e 15-të e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj do të dhurojë një sfidë shumë interesante për sportdashësit shkodranë. Në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të ndeshen me njëra- tjetrën Vllaznia dhe Teuta. Ekipe këto që janë në garë për vendin e dytë në renditje. Ky vend aktualisht mbahet nga durrsakët me një pikë më shumë megjithatë fitorja e këtyre të fundit do t'i ngjiste ata në këtë vend. Kuptohet që ky është një objektiv mëse i mundshëm për t'u arritur dhe jo vetëm sepse ndeshja do të luhet në Shkodër.

Vllaznia kalon lehtësisht Kamzën. E mund 100-58

0

Debutimi i trajnerit kroar Jeronimo Sarin në pankinën e Vllaznisë ka rezultuar me fitore. Në ndeshjen e pasdites së sotme, atë të luajtur në Kamëz ndaj skuadrës vendase, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin e thellë 100-58. Epërsia e kuqebluve ka qenë e madhe që në fillim të ndeshjes. Që në 10 minutat e para u vërejt një dominim i shkodranëve që e fituan këtë periodë me shifrat 26-9.