Lëviz Vllaznia. Merr Julian Hamatin nga Kamza Basket

0

Ashtu siç pritej, drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë kanë nisur të lëvizin në merkato. Mbrëmjen e sotme ata kanë arritur akordin me basketbollin e Kamza Basket Julian Hamati. Ky i fundit ka qenë një nga pikat më të forta të këtij ekipi në dy sezonet e fundit dhe me shumë siguri do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Vllazninë. Lajmin për arritjen e akordit me këtë basketbollist, e ka bërë të ditur për SHKODRA SPORT inspektori i lojërave me dorë në klubin Vllaznia dhe njëkohësisht ish- basketbollisti i njohur Astrit Zaganjori.

Herion Faslija lë Vllazninë dhe kalon tek Teuta

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj, ashtu siç pritej, ka dështuar në synimin e saj për të fituar Kupën e Shqipërisë. Ajo nuk ka arritur dot të dalë as në finale pasi është eliminuar në gjysmëfinale nga Tirana. Në fund të ndeshjes, bardheblutë kanë fituar me rezultatin 85 me 69 por duhet thënë se basketbollistët shkodranë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Vllaznia në këtë takim ka patur një përbërje shumë të reduktuar dhe vetëm me 6 sportistë, ka qenë e vështirë të përballoje një skuadër si Tirana që ka një numër të madh lojtarësh në organikë. Ajo që të bën përshtypje tek ekipi shkodran është se përveç mungesave të justifikuara të Arrës dhe Shabanit, në këtë takim i ka munguar në mënyrë të papritur edhe lojtari- qendër Herion Faslija.

Federata fal Karajn, përgjysmon dënimin e Gjeçajt

0

Komiteti drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit thuajse ka përmbysur vendimet e marra pak ditë më parë nga komisioni i disiplinës pranë kësaj federate, në lidhje me incidentet e ndodhura në takimin e basketbollit për meshkuj Vllaznia-Tirana. Disiplina pat pezulluar me nga 6 muaj trajnerin e Vllaznisë, Bledar Gjeçaj dhe basketbollistin e Tiranës, Erkand Karaj, por këto dënime tashmë i përkasin të shkuarës. Gjeçaj mbetet i pezulluar, por vetëm 3 muaj dhe mund të rikthehet të drejtojë Vllazninë në rast se paguan (10 mijë lekë për muaj). Gjithashtu, trajneri shkodran i mbetet në fuqi gjoba prej 70 mijë lekësh. Basketbollistit të Vllaznisë, Ndoja, i është hequr pezullimi prej 3 ndeshjesh dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur në Kupën e Shqipërisë.

Absurditeti, Karaj i pezulluar 6 muaj por luan në Ligën Ballkanike!!!

0

Ndodh edhe kështu në sportin shqiptar. Basketbollisti i Tiranës Erkand Karaj që vetëm pak ditë më parë u pezullua 6 muaj nga aktiviteti bashkë me trajnerin e Vllaznisë Bledar Gjeçaj, për shkak të incidentit që kanë patur mes tyre, është aktivizuar mbrëmë në ndeshjen e Ligës Ballkanike që bardheblutë kanë zhvilluar në Kosovë ndaj Trepçes. Ai madje ka qenë i rëndësishëm për ekipin e tij duke shënuar edhe 15 pikë. Por ky aktivizim është diçka absurd sepse vjen pikërisht në një moment kur atij sapo i kishte nisur dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHB-së.

Vendimi i Disiplinës. Gjeçaj pezullohet 6 muaj, Ndoja 3 ndeshje

0

Incidenti i ndodhur pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në ndeshjen e basketbollit Vllaznia- Tirana, i ka kushtuar rëndë ekipit shkodran. Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit, në mbledhjen e tij të pasdites së djeshme, ka marrë disa vendime që sigurisht kanë ndëshkuar rëndë pjestarët e Vllaznisë. Kështu dënimi më i rëndë ka shkuar për trajnerin Bledar Gjeçaj i cili është pezulluar plot 6 muaj nga drejtimi i ekipit dhe po ashtu është gjobitur me 700 mijë lekë për përpasje fizike me kundërshtarin. 6 muaj është dënuar edhe kapiteni i Tiranës Erkand Karaj por me një gjobë më të vogël, 500 mijë lekë. Nga ana tjetër, katër basketbollistët që morën teknikë përjashtimi në ndeshje, pikërisht Gjon Ndoja, Dodë Lekndreaj, Gerti Shima dhe Manuel Xhonson, janë gjobitur me nga 300 mije lekë secili për atë çfarë ndodhi në fushë.

Vllaznia nuk ia del ndaj Tiranës. E mbyll pa katër titullarë

0

Tirana në basketboll për meshkuj nuk është ndalur as në Shkodër nga kampionët në fuqi të Vllaznisë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në "Qazim Dervishi", ata kanë fituar 84-66 por në fakt, rezultati nuk tregon shumë gjëra që ndodhën në këtë takim. Një sherr në mes basketbollistëve të dy ekipeve në fundin e periodës së parë do të ndikonte shumë në ecurinë e mëtejshme të takimit. Vllaznia në fakt e nisi mirë ndeshjen. Lojtarët e saj u panë me shumë dëshirë në fushë dhe këtë e demostruan në 10 minutat e para që i mbyllën me rezultatin 26-19. Edhe në të dytën, vendasit u mbajtën duke e mbyllur atë 21-25 megjithatë me tre pikë avantazh, shkuan në pushimin e ndeshjes.

Nesër supersfida Vllaznia- Tirana. Gjeçaj: Do tentojmë fitoren

0

E planifikuar fillimisht për t'u luajtur të shtunën, takimi më i rëndësishëm i kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj, ai në mes Vllaznisë dhe Tiranës, do të luhet të premten në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Sigurisht që bardheblutë janë ekipi për t'u mundur i këtij sezoni megjithatë shkodranët s'kanë ndër mend të heqin dorë kollaj nga pretendimet e tyre pavarësisht se nuk po kalojnë një moment të mirë. Shoqata e basketbollit "Vllaznia" u ka bërë thirrje sot sportdashësve shkodranë të jenë të pranishëm në pallatin e sportit nesër pasdite për t'i mbështetur në këto momente të vështira sepse kanë nevojë për ndihmën e tyre. Edhe trajneri Bledar Gjeçaj në një prononcim të tij për SHKODRA SPORT është shprehur:

Ndoja: Vllaznia do tentojë të mundë Tiranën të shtunën

0

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka hyrë tashmë në një fazë shumë interesante. Këtë fundjavë nis faza e dytë e tij dhe ajo nis pikërisht me një supersfidë, atë Vllaznia- Tirana që do të luhet të shtunën në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit tonë. Kuptohet që bardheblutë nisur nga merkatoja që kanë zhvilluar, konsiderohen pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion megjithatë edhe kampionët në fuqi të vendit, kuqeblutë, nuk do heqin dorë kollaj nga pretendimet e tyre. Këtë e thotë njëri prej lojtarëve më të mirë të këtij ekipi Gjon Ndoja.

Basketbollistët e Shkodrës fituan kundër kampionëve

0

Në Shkodër u zhvillua ndeshja e basketbollit midis Vllaznisë dhe Partizanit. Në fillim basketbollistët e të dy ekipeve zhvilluan një lojë të shpejtë dhe me rezultat. Tabela e pikaverazhit që në minutat e para, tregonte se forcat në fushë janë të ekuilibruara. Më vonë shkodranët bëhen më aktivë dhe më të qartë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Shumë herë, me kombinimet e tyre të bukura, ata tërhoqën admirimin e qindra sportdashësve shkodranë që kishin mbushur këndin sportiv "Spartak".

Bashkia Shkodër, ja fondet që akordon për basketbollin

0
Nisja jo e mirë që ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë i ka bërë kampionatit të ri, natyrisht që ka shqetësuar jo pak mbështetësit e tij. Dikush akuzon Bashkinë për mungesën e fondeve, dikush për largimin e presidentit...