Edison Rrashketa: Titulli kampion i të rinjve, meritë e të gjithë skuadrës

0

Ka patur fatin që të marrë ai i pari kupën e ekipit kampion të këtij sezoni në basketboll për të rinj. Edison Rrashketa mban shiritin e kapitenit të Vllaznisë dhe pas finales së fituar me Tiranën është zhvilluar edhe ceremonia e kurorëzimit të ekipit kampion ku padyshim që ai ka përjetuar emocione të mëdha. I ndjen edhe sot kur duke folur në lidhje me këtë sezon të fundit, për gazetën "SHKODRA SPORT" shprehet: "Ka qenë një sezon i shkëlqyer i mbyllur në mënyrën më të shkëlqyer. Kjo falë punës së të gjithë djemve, i stafit tekni, i mbështetjes së zjarrtë të tifozëve tanë sidomos në ndeshjen gjysmëfinale dhe atë finale".

Roland Koka, 6 tituj kampionë për 11 sezone me Vllazninë

0

Të hënën që shkoi ka fituar titullin e gjashtë kampion me ekipin e basketbollit të të rinjve të Vllaznisë. Roland Koka është "arkitekti" i të gjithë këtyre sukseseve dhe mbi të gjitha, i nxjerrjes së shumë sportistëve të talentuar të dalë nga duart e tij. E ka nisur punën me këtë ekip në sezonin 2005-2006 dhe brenda pak muajsh fillon të hedhë bazat e punës së tij të suksesshme. Atë sezon me Vllazninë e drejtuar prej tij, zë vendin e dytë në kampionat. Një vit më vonë shpallet për herë të pare kampion, në fund të sezonit 2006-07, ritual që do ta përsëriste edhe në sezonet 2007-08, 2009-10, 2012-13, 2013-14 dhe së fundi, më 2016- 17. Titull ky që plotëson "gjashtëshen" e tij të trofeve si trajner.Kuptohet për titujt kampionë e kemi fjalën sepse Koka ka fituar edhe dy trofe të tjerë.

BASKETBOLL: LIBRI I ARTË I SKUADRAVE FITUESE TË KUPËS SË SHQIPËRISË (MESHKUJ)

0
Skuadrat fituese të Kupës së Shqipërisë për meshkuj në vite: 1951     PARTIZANI 1952     GARNIZONI I TIRANES (PARTIZANI) 1956     DURRESI 1957     VLLAZNIA 1958     VLLAZNIA 1960     PARTIZANI 1961     17 NENTORI 1962     17 NENTORI 1963     17 NENTORI 1965     LOKOMOTIVA 1966     VLLAZNIA 1967    ...

Ditmiri dhe Edisoni, dy Rrashketa, dy kapitenë, dy kampionë

0
Ndodh edhe kështu. Brenda tre ditësh, dy djem xhaxhallarësh kanë ngritur dy kupa si kampionë të vendit. Më e bukura është se ato bëjnë sporte të ndryshme por i bashkon mbiemri, të qënurit kapitenë dhe po ashtu edhe fakti...

BASKETBOLL: LIBRI I ARTË I SKUADRAVE FITUESE TË KUPËS SË SHQIPËRISË (FEMRA)

0
Skuadrat fituese të Kupës së Shqipërisë për femra në vite: 1956     PUNA E TIRANES 1957     TIRANA “A” 1960     17 NENTORI 1961     17 NENTORI 1962     VLLAZNIA 1963     17 NENTORI 1965     17 NENTORI 1966     17 NENTORI 1967     17 NENTORI 1968     17...

Basketbollistët e rinj të Vllaznisë shpallen kampionë të vendit

0

Atë që nuk e bënë basketbollistët e rritur, të cilët u mundën në finale nga Tirana duke humbur titullin kampion, e bënë basketbollistët e rinjë, të cilët munden në finale mesditen e së hënës ekipin e Tiranës me rezultatin 96 me 70. Një sukses ky i merituar i basketbollistëve të rinjë që nën drejtimin e trajnerit pasionant, ish basketbollistit të njohur shkodran, Roland Koka u shpallën kampion të Shqipërisë për sezonin sportiv 2016-2017, titull ky që është i gjashti që fitohet nga ana e trajnerit Koka.

Vllaznia lëshon titullin. Tirana është kampionia e këtij sezoni

0

Basketbollistët e Vllaznisë nuk kanë arritur të fitojnë titullin e katërt rradhazi kampion. Përballë Tiranës shumë të fuqishme këtë sezon, ata nuk ia kanë dalë të triumfojnë ndaj saj. Edhe në finalen e sotme që ishte e treta në mes tyre, sërish kanë triumfuar bardheblutë me rezultatin 87-80.Perioda e parë është nën komandën e Tiranës, që luan shpejt dhe shkëputet vazhdimisht, mbështetur edhe nga tifozët e shumtë që kanë mbushur “Asllan Rusi”.

Play off-i i të rinjve të dielën në Shkodër. Vllaznia synon titullin

0

U mendua të zhvillohej në Kamëz apo dhe në Tiranë por në fund, Federata Shqiptare e Basketbollit ka marrë vendimin që ndeshjet e turit final të kampionatit të të rinjve të zhvillohen në Shkodër. Për këtë arsye, ditën e dielë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale ndërsa të hënën do të zhvillohet finalja e shumëpritur.Katër skuadrat që kanë fituar të drejtën për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion janë Vllaznia, Tirana, Superior Klima dhe Kamza Basket. Sipas shortit të paracaktuar, çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale dhe orari i zhvillimit të tyre do të jetë si më poshtë:

Vllaznia humb edhe finalen e dytë. Vendos një kosh në fund

0
Vllaznia nuk arrin ta fitoje as finalen e dyte ndaj Tiranes ndonese ka qene shume prane saj. Një gjuajtje e saktë për tri pikë e Griffin Ramme sekondën e fundit të lojës i dha fitoren skuadrës së Tiranës në...

Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë. Gjeçaj sportisti më i mirët

0

Ekipi i Vllaznisë në atletikë për të rritur, ka arritur të fitojë një tjetër trofe. Atë të Kupës së Shqipërisë për vitin 2017. Në garat e zhvilluara ditën e sotme në Elbasan, atletët shkodranë kanë dominuar mbi të tjerët dhe në fund duke grumbulluar 152 pikë kanë zënë vendin e parë. Ata kanë lënë në vendin e dytë ekipin e Tiranës që grumbulloi 113 pikë dhe në të tretin Teutën me 96 pikë. Për t'u përmendur është edhe fakti se Vllaznia nuk ka patur përbërjë të plotë në këto gara teksa ndër të tjera i ka munguar edhe Kampioni i Europës Izmir Smajlaj.