Vllaznia për femra fiton në Tiranë 73-60 me Studentin

0

Pas ndeshjes shumë të mirë të javës së kaluar me Tiranën që u humb vetëm në çastet e fundit vetëm me dy pikë, ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur të fitojë sot. Në ndeshjen e luajtur në orët e pasdites në Tiranë ndaj Studentit, vajzat shkodrane kanë arritur të fitojnë me rezultatin 73-60. Ata e kanë nisur mirë ndeshjen teksa e kanë fituar periodën e parë me shifrat 23-14.Kjo epërsi e krijuar në periodën e parë, u dha mundësi atyre të kontrollojnë rezultatin dhe ndonëse në të dytën ata janë mundur 12-17, kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me 4 pikë epërsi.

Ervin Berdica: Vllaznia kërkon titullin kampion sivjet

0

Vllaznia ka hyrë me pretendime të tjera në kampionatin actual të basketbollit për meshkuj. Nëse vitet e tjera ajo thjesht ka kërkuar të jetë në katër ekipet më të mira të kampionatit, sivjet ajo do kërkojë diçka më tepër. Pse jo edhe titullin kampion. Edhe skuadra shkodrane si disa të tjera, ka hyrë në merkato duke marrë disa lojtarë cilësorë falë kontributit financiar të disa donatorëve. Ardhja e Kovaç, Markovskit dhe Dragiçeviç e ka rritur forcën e kësaj skuadre dhe kjo u pa qartë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Shoqatës Tirana. Duke folur në lidhje me këtë ndeshje, njëri prej lojtarëve më të mirë të Vllaznisë, Ervin Berdica do të shprehej:

Vllaznia mund Shoqatën Tirana. Rikonfirmohet si pretendente

0

Ekipi i basketbollit të meshkujve ka fituar një tjetër ndeshje në kampionat duke u rikonfirmuar edhe njëherë tjetër si një nga ekipet pretendente për titullin kampion këtë sezon. Ai ka luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndaj ekipit të Shoqatës Tirana dhe ka fituar me rezultatin 85-75. Ka qenë një ndeshje e bukur, e cila solli në shkallët e pallatit të sportit shumë sportdashës. Ka rënë në sy mbështetja shumë e fuqishme e grupimit të tifozëve "Vllaznit Ultras" gjatë gjithë ndeshjes. Takimi konsiderohej i vështirë pasi në rradhët e ekipit të Shoqatës Tirana ditët e fundit kanë ardhur edhe dy basketbollistë të huaj, dy serbët Patkoviç e Milotoçiç si dhe një basketbollist amerikan.

Markovski- një lojtar i kombëtares së Maqedonisë te Vllaznia

0

Pak ditë më parë, pikërisht në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, drejtuesit e ekipit të Vllaznisë kanë federuar në FSHB, blerjen e tyre të re. Pikërisht Jovan Markovski. Nga sa bëhet e ditur, ky sportist është pjesë e kombëtares së Maqedonisë, 24 vjeç, 196 cm i gjatë dhe peshon 93 kg. Markovski prej katër vitesh ka qenë pjesë e ekipit të kryeqytetit maqedonas Torus Skopje dhe tashmë deri në fund të këtij sezoni, do jetë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Basketbolli e Noti, prioritet nga Bashkia për vitin 2013

0
Tek klubi shumësportësh Vllaznia dy sporte do të kenë më shumë prioritet për vitin 2013. Kjo gjë është relatuar në Komisionin e Sportit të Këshillit Bashkiak, para se të kalonte në votim për miratimin e buxhetit të këtij viti....

Vllaznia humb finalen. Kamza Basket fiton Kupën e Shqipërisë

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk ka mundur dot të fitojë Kupën e Shqipërisë për këtë vit. Në finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit, ai është mundur nga Kamza Basket me rezulatin 67-82. Ka qenë një ndeshje e kontrolluar kryesisht nga kamzalinjtë dhe vetëm në periodën e dytë shkodranët kanë arritur të ngushtojnë shifrat por perioda e tretë ka mbyllur gjithçka.

Vllaznia për meshkuj kalon në finale të Kupës së Shqipërisë

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj është kualifikuar për në finale të Kupës së Shqipërisë. Pasditen e djeshme, ajo ka mundur në ndeshjen në gjysmëfinale  ekipin e Teutës me rezultatin 88-78. Ka qenë një fitore e merituar e basketbollistëve shkodranë të cilët në këtë mënyrë kanë siguruar daljen në finale të këtij kompeticioni. Ajo që të bën përshtypje është se në rradhët e ekipit shkodran në këtë ndeshje ka luajtur edhe një basketbollist maqedonas. Bëhet fjalë për Jovan Markovski I cili ka qenë edhe shënuesi më I mirë me 21 pikë në takimin ndaj Teutës.

Vllaznia për femra fiton 91-81 në Elbasan për javën e 10-të

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë, ka arritur dje një fitore me shumë vlera në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit. Ai ka mundur në Elbasan skuadrën vendase me rezultatin 91 me 81. Vajzat shkodrane e kanë udhëhequr ndeshjen që nga sekondat e para të saj dhe deri në fund. Vllaznia ka bërë një lojë të kujdesshme në këtë ndeshje. Ka fituar periodën e parë 23 me 21 dhe këtë epërsi nuk ka arritur në fakt ta ruajë në periodën e dytë e cila është fituar nga Elbasani në shifrat 25 me 14. Megjithatë gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër në periodën e tretë. Vllaznia luan më mirë, fiton 25 me 14 dhe e kthen rezultatin në favor të saj.

Vllaznia për meshkuj fiton në Durrës 68-65 ndaj Teutës

0
Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur të fitojë ndeshjen e rradhës për kampionat. Atë që ka luajtur sonte në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit ndaj Teutës vendase. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 68-65...

Vllaznia për meshkuj kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

0

Eipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur të kalojë pa shumë mundime në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja ndaj Elbasanit në fakt ka qenë e paralajmëruar për t'u luajtur nesër por me kërkesë të ekipit elbasan, është zhvilluar mesditën e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Skuadra që do ta fitonte këtë ndeshje do të kalonte në turin tjetër sepse kualifikimi ishte përcaktuar vetëm me një ndeshje.