“Streetball” për tre ditë zbarkon në Shkodër

Duke nisur nga pasditja e sotme dhe për tre ditë me rradhë, në ambjentet para Bashkisë Shkodër do të nisë turneu i "streetball"-it, ose thënë ndryshe "basketbollit të rrugës. Një lloj loje e cila po përhapet çdo ditë e më shumë nëpër botë dhe që vitet e fundit ka nisur të organizohet edhe në Shqipëri. Organizatorë të këtij aktiviteti janë Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Baskebollit. Ndeshjet do të nisin në orën 17.00 dhe kjo është lojë ku ekipet kanë nga tre sportistë dhe një rezervë. Pjesmarrës në turneun që do të organizohet në qytetin tonë janë edhe disa basketbollistë shkodranë të cilët do të synojnë edhe zënien e vendit të parë.
Basketbollisti shkodran Celis Taflaj firmos me Viola Basket në A2

Kryebashkikja Ademi pret në zyrën e saj kampionët e basketbollit

Vllaznia fiton edhe në Durrës dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Vllaznia është shpallur sot në mbrëmje kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas triumfit 102-76 arritur ndaj Teutës në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në finalen e katërt play off-it. Shkodranët mbrojtën titullin fituar vjet, duke triumfuar 3-1 me ndeshje ndaj rivalëve durrsakë. Ky është trofeu i vetëm i Vllaznisë këtë sezon, që pasi humbi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, arriti të rrëmbejë titullin kampion. Një triumf i vështirë por i merituar i ekipit shkodran të trajnerit Gjeçaj, që konfirmohet si skuadra më e mirë, teksa falë punës dhe investimeve arrin të shpallet kampione.
VLLAZNIA FITON FINALEN E TRETE NDAJ TEUTES. TITULLI SHUMË PRANË

Loje e shkelqyer dhe fitore po e tille ka qene ajo e mbremjes te se shtunes e Vllaznise ne finalen e trete te kampionatit te basketbollit ndaj Teutes. Ne nje “Qazim Dervishi” te stermbushur me tifoze shkodrane por edhe durrsake, kuqeblute kane dominuar duke e mundur kundershtarin e tyre me plot 38 pike diference teksa ne fund te takimit eshte fiksuar rezultati 84 me 46 ne favorin e tyre. Ne dy periodat e para ka patur deri diku rivalitet sepse Teuta u mundua te rezistonte por ishte e pafuqishme perballe vrullit te vendasve.
Ekskluzive: Basketbollisti amerikan Kirk mund të luajë për Shqipërinë

Vllaznia e humbet finalen e dytë ndaj Teutës në Durrës

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka humbur finalen e dytë ndaj Teutës, atë të luajtur pasditen e së mërkurës në Durrës. Në fund të këtij takimi është fiksuar rezultati 89 me 76 për vendasit të cilët në këtë mënyrë kanë barazuar në 1 me 1 ndeshjet finale ndaj shkodranëve. Takimi I luajtur në “Ramazan Njala” është ndjekur nga një numër I madh tifozësh vendas të cilët I kanë dhënë një atmosferë edhe më entuziaste atij. Në dy periodat e para ka patur rivalitet madje ka qenë Vllaznia e cila I ka mbyllur ato me tre pikë avantazh, 37 me 34. Gjithçka është përmbysur në periodën e tretë.
Vllaznia fiton 64-60 finalen e parë kundër Teutës

Emocione pa fund mbrëmjen e së shtunës në “Qazim Dervishi” ka dhuruar finalja e parë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Teutës. Një ndeshje që u duk se do të fitohej lehtë nga shkodranët por disa gabime të njëpasnjëshme të tyre e vunë në dyshim këtë gjë dhe në fund ata kanë triumfuar. Atmosfera në pallatin e sportit ka qenë e shkëlqyer. I mbushur plot e përplot, kjo finale ka dhuruar shumë emocione.
Vllaznia mund sërish Tiranën. Në finale kundër Teutës

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ndalet në rrugën e saj drejt titullit të tretë kampion rradhazi. Ajo ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale, atë të luajtur pasditen e djeshme në kryeqytet ndaj Tiranës me rezultatin 80 me 68 dhe në këtë mënyrë ka siguruar daljen në finale. Takimi I luajtur në sallën sportive “Fahrije Hoti”, është dominuar nga basketbollistët shkodranë të cilët e kanë mbyllur pjesën e parë me 7 pikë epërsi ndërsa në të dytën kanë ardhur duke e thelluar atë dhe e kanë mbyllur takimin me 12 pikë avantazh.
Vllaznia mjaftohet me play off-in, Flamurtari kalon në finale

Flamurtari në basketboll për femra është skuadra e parë finaliste e kampionatit kombëtar. Atij nuk i është dashur fare të presë takimin e tretë që do të luhej në Vlorë për të siguruar këtë gjë por ka mbyllur çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e sotme të luajtur në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase. Ndonëse në pamje të parë duke u nisur dhe nga rezultati përfundimtar i ndeshjes, 70-75, të krijohet përshtypja e një ndeshje me rivalitet, sigurisht që nuk ka qenë i tillë në 40 minutat e tij. Miket kanë nisur që nga sekondat e para të ndeshjes dominimin e tyre megjithatë edhe vendaset janë munduar të reagojnë.