E nis me fitore serinë e ndeshjeve miqësore ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Në ndeshjen e parë, ai ka fituar me ekipin kosovar të Trepçës, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblutë kanë surprizuar jo pak teksa kanë marrë një fitore në shifrat 73-68 ndaj Trepçës, një ekip i mirëpërgatitur që merr pjesë në Ballkan Ligë. Trepça ka në përbërje basketbollistë amerikan por edhe një trajner të huaj e megjithatë kanë humbur ndaj Vllaznisë e cila në këtë ndeshje luajti me të gjithë basketbollistët shkodranë, madje ka munguar Arra.
Trajneri Gjeçaj shprehet se Vllaznia momentalisht do ta nisë kampionatin me lojtarët shkodran dhe se skuadra ende nuk ka përforcime për sezonin e ri. Vllaznia në basketboll për meshkuj aktualisht ndodhet në fazën përgatitore duke u stërvitur për kampionatin e ri që nis në gjysmën e tetorit.
© shkodrasport.com