Vllaznia pëson humbjen e gjashtë “nën sytë” e trajnerit të ri të saj

0
Pasditen e sotme ka ardhur edhe humbja e gjashtë rradhazi për ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Këtë herë ndaj "Goga Basket" në fushën e kësaj të fundit, në Durrës. Vendasit kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e...

Vijnë basketbollistët malazezë Gavriniq e Pajoviç dhe kroati Petriç

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj është blinduar me lojtarë cilësorë në prag të pjesmarrjes së tij n Ligën Ballkanike. Ditët e fundit me të në stërvitje janë bashkuar edhe dy basketbollistë malazezë dhe një kroat të cilët e kanë rritur shumë forcën e kësaj skuadre. Bëhet fjalë për malazezin Nemanja Gavriniq dhe malazezi tjetër Millosh Pajoviç. Të dy ata kanë një gjatësi mbi 2 metra dhe e kanë shtuar shumë forcën e kuqebluve në lojën poshtë tabelës. Përveç tyre, me ekipin është bashkuar dhe kroat me origjinë bosnjake Ivica Petriç.

Pas Vllaznisë, Kevin Braun i shënon edhe Tiranës në sekondën e fundit/ VIDEO

0
Tre jave me pare nje kosh ne sekonden e fundit nje trepikesh i amerikanit Kevin Braun i dha fitoren Teutes brenda ne Shkoder ndaj Vllaznise dhe me kete humbje, kuqeblute e nderlikuan edhe me shume poziten e tyre ne...

Vllaznia për femra mund Elbasanin 86-66

0

Ekipi i vajzave të rritura në basketboll i Vllaznisë, ka arritur një fitore të pastër me rezultatin 86-66 ndaj Elbasanit. Ndeshja e vlefshme për kampionatin kombëtar, është zhvilluar mesditën e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Ajo është dominuar nga fillimi dhe deri në fund nga vajzat e trajnerit Rajmond Rasha. Këtë e vërteton më së miri rezultati i periodës së parë të kësaj ndeshje që ka fiksuar shifrat 32-16. Pra 16 pikët e avantazhit do t'i jepnin qetësinë vajzave shkodrane për ta ruajtur atë deri në fund. Në të dytën kemi sërish shifra në favor të Vllaznisë, 24-18 e po ashtu edhe në të tretën, 13-12.

Basketbollistët e Shkodrës fituan kundër kampionëve

0

Në Shkodër u zhvillua ndeshja e basketbollit midis Vllaznisë dhe Partizanit. Në fillim basketbollistët e të dy ekipeve zhvilluan një lojë të shpejtë dhe me rezultat. Tabela e pikaverazhit që në minutat e para, tregonte se forcat në fushë janë të ekuilibruara. Më vonë shkodranët bëhen më aktivë dhe më të qartë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Shumë herë, me kombinimet e tyre të bukura, ata tërhoqën admirimin e qindra sportdashësve shkodranë që kishin mbushur këndin sportiv "Spartak".

Vllaznia për meshkuj mund edhe Partizanin, 5 ndeshje- 5 fitore

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj vazhdon të fitojë dhe të udhëheqë renditjen e kampionatit me pikë të plota duke u rikonfirmuar si kandidatja kryesore për fitimin e titullit kampion edhe në këtë sezon. Pasditen e djeshme ajo ka fituar në Tiranë ndaj Partizanit me rezultatin 79 me 52. Epërsia e kuqebluve ka qenë e plotë. Ato kanë fituar periodën e parë në shifrat 24 me 11 dhe po ashtu edhe të dytën me rezultatin 21 me 13. Në këtë mënyrë, të dy ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 21 pikësh në favor të Vllaznisë.

Shtyhen kampionatet e basketbollit për të dielën

0

Duhej të luheshin nesër ndeshjet e rradhës të kampionatit kombëtar të basketbollit si për të rritur ashtu edhe për të rritura, por vendimet e Federatës Shqiptare të Basketbollit kanë qenë për t'u shtyrë për një ditë më pas. Që do të thotë se të gjitha ndeshjet do luhen të dielën. Arsyeja e kësaj shtyrje ka të bëjë me ditën e zisë që është shpallur për shkak të ndarjes nga jeta të pretendentit për fronin Mbretëror të shqiptarëve, Leka Zogu I.

Bashkia Shkodër, ja fondet që akordon për basketbollin

0
Nisja jo e mirë që ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë i ka bërë kampionatit të ri, natyrisht që ka shqetësuar jo pak mbështetësit e tij. Dikush akuzon Bashkinë për mungesën e fondeve, dikush për largimin e presidentit...

Basketbollistet e Vllaznisë e nisin me fitore kampionatin

0
E ka nisur me fitore përvojën e tij në krye të ekipit të basketbollit të femrave të Vllaznisë trajneri Bledar Gjeçaj. Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" është luajtur ndeshja e kampionatit Vllaznia- Studenti. Në fund...

Pas Vllaznisë mund edhe Partizanin. Besëlidhja merr fitoren e 17-të rradhazi në kampionat

0
Pas Vllaznise rradhen e kishte Partizani dhe ne fakt keshtu ka ndodhur. Beselidhja ne basketboll per meshkuj e ka mundur edhe kete kundershtar duke siguruar ne kete menyre edhe fitoren e 17-te rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura...