Finalet e Kupës së Shqipërisë shtyhen për në dhjetor

Finalet e Kupës së Shqipërisë në boks nuk do të zhvillohen këtë fundjavë në Shkodër por në muajin dhjetor. Kështu ka vendosur Federata përkatëse e këtij sporti ditët e fundit dhe njoftimi përkatës prej pak ditësh i është bërë i ditur edhe klubeve përkatëse. Arsyeja e kësaj shtyrje ka të bëjë me pjesmarrjen e boksierëve më të mirë të vendit në dy turne të rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor. Fillimisht një grup sportistësh, kryesisht të ekipeve të kryeqytetit, do të marrin pjesë në datat 12-13 nëntor në turneun "Gongu i Artë" që zhvillohet në Shkup të Maqedonisë.
Mbyllet kampionati, Vllaznia e dyta. Kampione është Tirana

Pavarësisht përpjekjeve të bëra, boksierët e Vllaznisë nuk kanë arritur dot të shpallen kampion për herë të 21-të. Në ndeshjet finale të zhvilluar
mesditën e së dielës në kryeqytet, kanë dominuar boksierët e Tiranës që kanë fituar më shumë pesha, duke merituar për rrjedhojë edhe vendin e parë si ekip. Shkodranët ndonëse kanë nxjerrë pesë sportistë në finale, kanë arritur të nxjerrin vetëm tre kampionë, pikërisht Vuksan Gurin në peshën 49 kilogramë, Kristian Demajn në 91 kilogramë (per te ishte titulli i 10-te kampion) dhe Nelson Hysën në peshën super të rëndë.
Kampionati, humbasin Kajoshi e Marinaj. Tirana më pranë titullit

Ndeshjet e ditës së dytë, në ndryshim nga ato të së parës, nuk kanë shkuar ashtu si duhet për boksierët e Vllaznisë. Ato që kanë prishur planet e trajnerit Gjoni dhe stafit të tij, kanë qenë padyshim humbjet e sotme të Arjon Kajoshit dhe Syrjan Marinajt. Të dy ata ishin llogaritur të fitonin por nuk ka ndodhur kështu. Ndeshja e Kajoshit ndaj Beqirit ka qenë e diskutueshme dhë në fund gjyqtaria i ka dhënë fitoren boksierit të Tiranës me rezultatin 2-1. Ndërkohë, Marinaj ka qenë në një ditë të keqe dhe është mundur 0-3 nga Barmeta po i Tiranës. është mundur po ashtu edhe Marjan Vashja në peshën 69 kg si dhe Albert Kapaj në peshën super të rëndë.
Boksierët e Vllaznisë të grumbulluar para kampionatit
Fundi i muajit tetor do të sjellë në skenë edhe kampionatin kombëtar të boksit për të rritur. Një eveniment që pritet me shumë interes nga aktorët e këtij sporti, ndoshta nisur edhe nga deklaratat e presidentit të Federatës Florend Kalivopulli pak ditë më parë kur do të shprehej se "kampionati i sivjetëm do të jetë më i bukuri që është zhvilluar ndonjëherë". Kalivopulli: Sivjet, kampionat me skemë të re me dy faza

Për vitin 2016 Federata Shqiptare e Boksit ka menduar një organizim ndryshe të kampionatit kombëtar për të rritur. Ai do të zhvillohet me dy faza. E para, ajo kualifikuese do të jetë në fund të muajit tetor në Tiranë ndërsa faza finale, do të zhvillohet në muajin dhjetor. Kjo është një risi e kësaj Federate, madje presidenti i saj Florend Kalivopulli, në një prononcim për "SHKODRA SPORT" ka bërë të ditur se kampionati i sivjetëm do të jetë më i forti dhe më me shumë rivalitet që është zhvilluar ndonjëherë në boksin shqiptar. "Kemi vendosur që të ndryshojmë formatin e zhvillimit të kampionatit duke ofruar një skemë krejt ndryshe.
Mbyllet kampionati U-18, Vllaznia renditet e treta

Ashtu siç pritej, "Arena", ekipi privat i boksit që drejtohet nga vëllezërit Sorra, është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2016, për grupmoshën U-18. Ky është verdikti i dhënë pas përfundimit të ndeshjeve finale paradreken e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Kupën trajnerit Fatjon Sorra, ia ka dorëzuar trajneri i ekipit kombëtar Zef Gjoni. Natyrisht që ky është një sukses për t'u evidentuar sepse përveçse si ekip, Arena nxorri edhe më shumë boksierë kampionë si individ se gjithë të tjerët- tre. Ndërkohë në vendin e dytë është renditur ekipi simpatik i Teutës ndërsa në vend të tretë, Vllaznia, e cila siç kemi thënë nuk ka patur pretendime në këta kampionat ngaqë ka marrë pjesë me përbërje të reduktuar.
Boksi cakton finalistët e U-18. Kampionët zgjidhen nesër
Nis në Shkodër kampionati i boksit për të rinj
Ka nisur pasditen e sotme kampionati kombëtar i boksit për të rinj. Ky kampionat është vendosur të zhvillohet në Shkodër ngaqë Federata Shqiptare e Boksit ka patur vështirësi për gjetjen e një vendi për zhvillimin e këtij kampionati dhe vetëm qyteti verior "i ka dalë për zot". Pjesmarrës në këtë aktivitet janë 37 sportistë të ekipeve të ndryshme dhe nga ajo çfarë është vërejtur ditën e parë, ekipi privat "Arena" nën drejtimin e trajnerit Fatjon Sorra i cili kishte ardhur në këtë kampionat me përbërje të plotë: 9 sportistë dhe padiskutim që është pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion, edhe ngaqë Vllaznia merr pjesë vetëm me 4 boksierë dhe po ashtu edhe ekipet e tjera kanë pak. Marinaj: Objektivi titulli kampion dhe medalje në Mesdhetaret

Pak ditë më parë ai ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të Sarajevës në Bosnjë. Kjo sigurisht që do jetë një nxitje e madhe për karrierën e tij dhe objektivi është i qartë: Pikësëpari, do të synojë titullin kampion të Shqipërisë dhe më pas, marrjen e medaljes në Lojërat Mesdhetare. Këtë e ka pohuar ai vetë në një prononcim për gazetën www.shkodrasport.com kur thotë:
Të premten nis në Shkodër kampionati kombëtar i boksit për të rinj
Të premten do të nisë në Shkodër kampionati kombëtar I boksit për të rinj. Ai mendohet të zhvillohet për tre ditë me rradhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por kjo do të varet nga numri I sportistëve pjesmarrës sepse garat mund të reduktohen edhe në dy ditë. Në këtë kampionat, do të marrin pjesë boksierët më të mirë të vendit në këtë grupmoshë.Mes tyre, pa diskutim që do të marrë pjesë edhe ekipi I Vllaznisë. Kryetrajneri I ekipit shkodran Zef Gjoni, në një prononcim për shkodrasport.com, ka bërë të ditur se këtë herë, nuk do të ketë pretendime si ekip ngaqë janë larguar disa boksierë jashtë vendit dhe synimi do të jetë shpallja kampion e disa sportistëve në peshat respektive. 

















