Zef Gjoni: Duam edhe titullin e 20-të kampion për Vllazninë

0

Boksierët shkodranë janë në përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në dy kampionatet e rradhës, atë të 18 vjeçarëve që do të zhvillohet javën e ardhshme në Vlorë dhe të rriturve që do zhvillohet në Tiranë. Në një intervistë për gazetën shkodrasport.com kryetrajneri I këtij ekipi Zef Gjoni, është shprehur I bindur  se të dy këta tituj kampionë do të vijnë në Shkodër. Kjo falë përgatitjeve që janë bërë dhe elementit që ka ekipi në përbërje të tij.

Vllaznia bëhet gati edhe për dy tituj të tjera kampion gjatë shtatorit

0

Boksi shkodran është në përgatitjet e fundit për pjesmarrjen në dy aktivitete shumë të rëndësishme ku do të marrë pjesë gjatë këtij muaji. Bëhet fjalë për kampionatin kombëtar të të rriturve dhe atë të 18 vjeçarëve. Ky i fundit do të zhvillohet pikërisht më datë 10 shtator në qytetin e Vlorës. Në të do të marrin pjesë ekipet më të mira të vendit dhe natyrisht që Vllaznia do të kërkojë fitoren e titullit kampion. Nga ana tjetër, vëmendja më e madhe është e përqendruar tek kampionati kombëtar i të rriturve që do të nisë më 25 shtator në qytetin e Tiranës.

Kristian Demaj mbyll polemikat. Rikthehet tek Vllaznia

0

Një lajm I mirë për boksin shkodran. Boksieri I talentuar Kristian Demaj ka lënë pas polemikat që ka patur me trajnerin Zef Gjoni dhe I është bashkuar ekipit të Vllaznisë në stërvitje. Në fakt, ekipi kishte nevojë për talentin e tij por edhe Demaj kishte nevojë për një palestër për t’u stërvitur, për një trajner dhe për shokë ekipi. Për rrjedhojë, ai ka vendosur t’I japë fund çdo gjëje duke u ulur në tavolinë me trajnerin Gjoni dhe duke shuar mosmarrëveshjet që kanë patur. Për pasojë, ai më pas ka nisur menjëherë stërvitjen me ekipin.

Muhja e Marinaj, vende të para në turneun ndërkombëtar të Kosovës

0

Ashtu siç pritej, dy boksierë shkodranë që ishin pjesë e kombëtares shqiptare të 18 vjeçarëve që mori pjesë në turneun ndërkombëtar të Prishtinës, kanë zënë vendet e apra duke merituar edhe medaljet e arta. Bëhet fjalë për boksierët Erald Muhja dhe Syrjan Marinaj. Ata kanë triumfuar në finale ndaj dy boksierëve vendas pasi më parë kishin kaluar në gjysmëfinale kundërshtarë nga Hungaria dhe Bosnjë- Hercegovina. Ndeshjet kanë qenë të një niveli të lartë, nisur nga ajo që pjesmarrës në këtë edicion të turneut  me emrin “Lah Nimani” kanë marrë pjesë boksierë nga 9 vende të Rajonit.

Përfaqësuesja shqiptare e 18 vjeçarëve në turneun e Prishtinës

0

Nis sot në Prishtinë turneu i gjashtë që mban emrin e ish- boksierit të njohur kosovar Lah Nimani. Në të do të marrin këtë vit pjesë boksierë nga 9 vende të Rajonit mes të cilëve edhe 4 boksierë të kombëtares shpiptare të 18 vjeçarëve. Konkretisht boksierët që marrin pjesë në këtë turne dyditor janë Rexhildo Zeneli, Erald Muhja, Krenar Zeneli dhe Syrjan Marinaj. Sipas shortit  të hedhur për ndeshjet gjysmëfinale, Krenar Zeneli do të ndeshet me një boksier bullgar, Rexhildo Zeneli me një boksier hungarez, Erald Muhja me një boksier bosnjak dhe Syrjan Marinaj me një boksier tjetër hungarez.

“Memorial ndërkombëtar i boksit “Vllaznia 2014”, triumfon Shqipëria

0

Shqipëria është shpallur fituese e turneut ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2014″. Mes 7 shteteve pjesëmarrëse, kuqezinjtë kanë arritur që të rrëmbejnë vendin e parë me 12 pikë të grumbulluar. Përveç Kupës si fitues, Xhuljo Vrenozi i Shqipërisë u shpall boksieri më i mirë i aktivitetit e po ashtu mori edhe medaljen e arit në peshën 69 kilogramë, teksa mundi në finale shqiptarin tjetër Albi Sorra. Shqipëria në këtë turne u nderua me dy medalje teksa përveç Vrenozit, vendin e parë e fitoi edhe shkodrani Kristian Shytani, i cili u shpall fitues në peshën 64 kilogramë përballë shqiptarit tjetër Arnold Kuqari. Turneu hapet me finalen e peshës 52 kilogramë ku Zhakipov i Kazakistanit mund bashkëkombësin e tij Tamemov.

Kristian Shytani: Krenar që triumfova në Memorialin e Shkodrës

0

Një nga dy boksierët e kombëtares shqiptare që zunë vende të para në Memorialin e 11-të ndërkombëtar “Vllaznia 2014”, të zhvilluar fundjavën që shkoi në Shkodër, ka qenë edhe boksieri I Vllaznisë Kristian Shytani. Ai I ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e peshës 64 kilogramë duke merituar kësisoj në fund të aktivitetit medaljen e artë. Në një prononcim për mediat, vetë Shytani është shprehur I kënaqur për këtë arritje të rradhës për të dhe njëkohësisht ka deklaruar se objektivat e tij për të ardhmen janë edhe më të mëdha.

Nesër starton Memoriali i 11- të ndërkombëtar “Vllaznia 2014”

0

Në Shkodër janë duke u bërë përgatitjet e fundit për Memorialin ndërkomëbëtar të boksit “Vllaznia 2014”. Që mbrëmë kanë filluar të mbërrijnë boksierët nga vendet e ndryshme të botës ndërkohë që kombëtarja shqiptare është e grumbulluar dhe tashmë çdo gjë duket gati për këtë pjesmarrje. Zëvendëstrajneri I kombëtares sonë, Jozef Sermi, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com ka shpjeguar edhe disa nga detajet e Memorialit të 11-të që do startojë të premten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe do zgjasë për tre ditë me rradhë.

Kombëtarja shqiptare e boksit nesër grumbullohet në Shkodër

0

Kombëtarja shqiptare e boksit do të grumbullohet pasditen e së dielës në Shkodër, në përgatitjet e fundit për pjesmarrjen në Memorialin Ndërkombëtar “Vllaznia 2014” që do të zhvillohet javën e ardhshme. Kjo bëhet e ditur nga stafi drejtues I këtij ekipi I cili ka kohë në fakt që po punon për përzgjedhjen e sportistëve më të mirë që do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë aktivitet të rëndësishëm ku do marrin pjesë boksierë nga disa vende të botës. Në fakt ende nuk është përcaktuar përbërja e plotë e kombëtares sonë sepse pritet konfirmimi përkatës I të gjitha vendeve pjesmarrëse për numrin e boksierëve që do sjellin dhe në bazë të tyre pastaj, do të bëhet plotësimi I peshave me boksierët tanë.

Memoriali Ndërkombëtar i boksit, përgatitjet drejt fundit

0

Pas mbylljes së finaleve të basketbollit, një tjetër aktivitet I rëndësishëm sportiv do të nisë në Shkodër. Bëhet fjalë për turneun e 11-të ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2014”. Organizatorët janë në hapat e fundit të përgatitjeve për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Njëri nga njerëzit që ka meritë të veçantë në këtë aktivitet, trajneri I mirënjohur Zef Gjoni, në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com ka bërë të ditur edhe shtetet pjesmarrëse në Memorialin e sivjetëm.