Ada mund Butrintin 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së parë
Ada humbet 0-3 në Lushnjë
Në ndeshjen e javës së 14-të të kategorisë së parë, ekipi i Adës është mundur në shifrat 3-0 në ndeshjen që ka luajtur në stadiumin e Lushnjës ndaj skuadrës vendase. Pritej njëfarë reagimi i skuadrës velipojake e cila pas humbjes javën e kaluar në Velipojë me Luftëtarin, rregjistron edhe një tjetër disfatë duke bërë kështu që pozitat e saj në renditje të bien dhe tashmë renditet në vendin e nëntë në renditje. Sukaj pranë kalimit tek Ada, por jo Xhevahiri

Një Sukaj është fare pranë kalimit tek skuadra e Adës. Por nuk bëhet fjalë për sulmuesin e Vllaznisë Xhevahir Sukaj sepse do ishte absurde që një lojtar i përmasave të tilla, të luante në kategorinë inferiore të futbollit shkodran. Bëhet fjalë për të vëllanë, portierin e ri Suadin. Ai është aktualisht pjesë e ekipit të të rinjve të Vllaznisë por pa gjetur shumë hapësirë edhe për shkak të moshës së tij sepse është vetëm 17 vjeç.
Ada përjashton portierin Bishani pas ndeshjes me Luftëtarin
Ada mundet në Velipojë 1-2 nga Luftëtari
Trajneri Nikaj: Ada do ta mundë Luftëtarin

E shtuna e kësaj jave do dhurojë një sfidë shumë interesante për kampionatin e kategorisë së parë. Në Velipojë vjen për të luajtur me Adën vendase ekipi kryesues i këtij kampionati pikërisht Luftëtari i Gjirokastrës. Kjo ndeshje konsiderohet shumë e rëndësishme për ekipin velipojak sepse në bazë të rezultatit të saj do përcaktohet edhe e ardhmja e saj në renditje. Në rast fitoreje, Ada do rreshtohet në 5-6 ekipet më të mira të kampionatit por në rast të ndonjë rezultati tjetër, pretendimet e kësaj skuadre zbehen disi.
Perfati e Rrustja, pranë kalimit tek Ada?
Nika: Ecuria e Adës deri tani ka qenë e mirë
Drejtuesit e Adës së Velipojës mendojnë se deri tani kanë bërë një sezon të mbarë dhe se skuadra gjëndet brenda objektivave të fillim sezonit. Ai që flet për ecurinë e deritanishme të Adës është sulmuesi Etrit Nika që njëkohësisht mban edhe rolin e zëvendëstrajnerit tek Ada. Sipas tij ekipi bregdetar deri tani ka bërë futbollin më të pastër në Kategorinë e Parë. Ada, fiton 4-2 miqësoren me Labeat
Skuadra e Adës së Velipojës po e shfrytëzon mësëmiri periudhën në të cilën arbitrat bojkotuan për një javë kampionatin. Skuadra bregdetare përveç seancave stërvitore po përdor edhe ndeshjet miqësore për të mbajtur në një formë të mirë ekipin. Kështu dy ditët e fundit, Ada ka zhvilluar dy takime miqësore. Velipojakët ditën e premte janë përballur me ekipin e Labeat, që aktivizohet në Ligën Amatore. Edhe ndaj një skuadre me futbollistë të ri, kjo miqësore ka vlejtur mjaft për skuadrën që drejtohet nga Samuel Nikaj. 











