Çaku-Nika trajnerë të Adës, Kujtim Shaba drejtor teknik

0

Nis të marr formë ekipi i Adës. Ndonëse para pak ditësh ai ishte thuajse i shkrirë krejt, tashmë me konfirmimin e pjesmarrjes në kategorinë e dytë, ka nisur puna edhe për ndërtimin e skuadrës. Puna e parë që ka bërë presidenti Alfred Pjetri është padyshim përzgjedhja e stafit teknik. Në sezonin e ri, Adën do ta drejtojë dyshja e përbërë nga Ersi Çaku dhe Etrit Nika. Por përveç tyre, tashmë velipojakët kanë edhe një drejtor teknik. Ai është Kujtim Shaba, një emër i njohur jo vetëm për Vllazninë por edhe për atë se para dy sezonesh, e ka drejtuar për disa muaj Adën.

Kategoria II hedh shortin. Janë edhe Vllaznia B, Ada e Veleçiku

0

Tre ekipe të Veriut do të jenë pjesmarrëse në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar. Përveç ekipit të Veleçikut të Koplikut dhe Adës së Velipojës, ekipe tashmë të njohura për këto kategori, risia e këtij kampionati për sezonin e ri, padyshim që është ekipi Vllaznia B. Ekipi i dytë i klubit shkodran i krijuar një vit më parë, u pranuar nga Federata të merrte pjesë në këtë kampionat dhe sigurisht që me përbërjen aktuale të tij, por dhe futbollistët që mund të marrë nga ekipi i parë, pritet të jetë pretendent. Mbetet për t'u parë mënyra si do të ndërtohet dhe si do të paraqitet ekipi i Veleçikut.

Lajm i mirë: Vllaznia B do të luajë në kategorinë e dytë

0

Një lajm i mirë për futbollin shkodran dhe veçanërisht për klubin Vllaznia. Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë Ok-in e saj për kalimin e ekipit B të klubit kuqeblu në kategorinë e dytë. Njoftimi është dhënë nga vetë institucioni i futbollit shqiptar. Ka qenë Komiteti Ekzekutiv, ai që me një vendim qarkullues, ka caktuar edhe skemën e këtij kampionati teksa do të jenë dy grupe me nga 14 skuadra secili. Në grupin A, bën pjesë tashmë edhe Vllaznia B, krahas ekipit të Veleçikut dhe Adës (gjithnjë nëse kjo e fundit do të paguajë detyrimet financiare deri ditën e martë).

Shtyhet kampionati, Ada e Veleçiku debitore në FSHF

0

Kampionati i kategorisë së dytë ku marrin pjesë dy ekipet veriore, Ada dhe Veleçiku, nuk do të nisë më datë 18 shtator siç ishte planifikuar. Bashkë me të, nuk do të nisë as kampionati i kategorisë së parë, i planifikuar të fillonte më datë 10 të këtij muaji. Arsyeja është se shumë prej ekipeve pjesmarrëse në këto dy kategori, nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndaj FSHF-së dhe po ashtu nuk kanë plotësuar kriteret e liçensimit.

Ada B e nis me fitore kampionatin. Mund 4-0 Flabinën

0

Sot ka startuar kampionati i kategorisë së tretë në futboll dhe ai për njërin nga ekipet shkodrane pjesmarrëse, pikërisht për Adën B ka qenë mëse i suksesshëm. Ky ekip që drejtohet nga rajneri Etrit Nika, ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj ekipit kryeqytetas Flabina.

Një ekip shkodran rregjistrohet në FSHF për në kategori të tretë

0

Një ekip nga qyteti i Shkodrës thuhet të jetë rregjistruar sëfundi në Federatën Shqiptare të Futbollit për të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së tretë. Njoftimin e ka dhënë vetë ky institucion teksa ai ka bërë të ditur se përveç ekipit shkodran janë rregjistruar edhe gjashtë ekipe të tjera. Por ajo që nuk mësohet është emri i ekipit shkodran. Ka një dilemë nëse do të jetë Vllaznia B apo Shkodra. Këshilli Bashkiak i këtij qyteti, në mbledhjen e tij të fundit të korrikut ka miratuar ngritjen e një ekipi të dytë të Vllaznisë i cili do të rregjistrohej në kategorinë e tretë fillimisht, me idenë e mëvonshme për t'u ngjitur në kategori më të larta në vitet e ardhshme.

Të dielën starton kategoria e dytë; cilat janë surprizat e mundshme?!…

0

Pas shumë kohë pritjeje, më në fund do të startojë edhe kampionati i kategorisë së dytë të futbollit. Kështu, ditën e dielë, pikërisht më 25 tetor, do të luhet edhe java e parë e këtij sezoni. Gjithçka ështeë zbardhur nga hedhja e kalendarit këto ditë, ku vihen re edhe surpriza, por që nuk do të ndalen me kaq këtu. Ato do të shtohen gjatë rrugës së gjatë të kampionatit, qofshin këto në diferencën e ekipeve, por edhe në arritjen e rezultateve.

Kategoria e dytë nis me Tërbuni- Veleçiku

0

 

 

Do të nisë më në fund kampionati kombëtar i kategorisë së dytë në futboll. Ekipet pjesmarrëse të tij tashmë janë njohur edhe me kalendarin dhe duhet të bëhen menjëherë gati për ndeshjet e para të tij që do të luhen këtë të dielë, më datë 25 shtator.

Kategoria e dyte starton me 25 shtator

0

Kampionati i Kategorisë së dytë do të fillojë me 25 shtator. Deri tani akoma nuk është hedhur shorti në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ekipet nuk janë njohur me kundërshtarët e tyre. Një nga skuadrat pjesëmarrëse në të dytën është edhe Veleçiku. Skuadra koplikase e drejtuar nga trajneri Besnik Duli ka siguruar pjesëmarrjen në Kategorinë e Dytë.