ADA MBET PA TRAJNER. ERSI ÇAKU KALON TEK AAS

0

Problemet e shumta që kanë shoqëruar Adën në dy sezonet e fundit duket se do të vazhdojnë. Ndonëse po mbyllet muaji gusht, ende nuk dihet se cila do të jetë përbërja e ekipit për sezonin e ri dhe për më tepër se kush do të jetë trajneri i ri.

Pjetri: Ada e Velipojës është në mëshirën e fatit

0

Nga një skuadër me shumë emër dhe pretendente e përhershme për t’u kualifikuar në kategorinë Superiore, Ada e Velipojës është shndërruar vitet e fundit në një skuadër e dorës së dytë. Problemet në organizimin e saj dhe mungesa e mbështetjes nga e qeverisja vendore bënë që kjo skuadër, jo vetem të mos ishte më e elites në kategorine e parë, por të zbresë në të dytën.

“Vllaznia B” bojkoton “finalen” e sezonit. Nuk udhëton drejt Lushnjës

0

Pasditen e sotme në "Roza Haxhiu" të Lushnjës është planifikuar të luhet ndeshja e play out-it në mes Sopotit dhe Vllaznisë B, e cila do të përcaktojë edhe fatin nëse librazhdasit do të mbesin në kategori të parë apo do ja lëshojnë këtë vend ekipit të dytë të klubit shkodran. Por ky i fundit duket se ka ndër mend ta humbasë në tavolinë këtë ndeshje sepse mendon që FSHF ka bërë një gabim në datën e vendosur për zhvillimin e kësaj ndeshje por edhe për qytetin ku do të luhet ajo. Që nga dita e djeshme në media është bërë publik fakti që klubi shkodran i kishte bërë një kërkesë zyrtare institucionit të futbollit shqiptar për shtyrjen e kësaj ndeshje.

“Vllaznia B”, realiteti i ri i futbollit shqiptar

0

Me të vërtetë mund të konsiderohet risia e Klubit të Futbollit Vllaznia. Ishim mësuar gjithë këto vitet e fundit me vështirësitë që haste ekipi i parë dhe po ashtu edhe me sukseset e ekipeve të Akademisë por në fakt nuk kishim mësuar se çfarë do të thoshte ekipi i dytë. I krijuar vetëm një sezon më parë, "Vllaznia B" nga kategoria e tretë fitoi të drejtën për t'u ngjitur këtë sezon në kategorinë e dytë. Aty ku konkurron me ekipe të tjera të dyta të klubeve të njohura si ato të Partizanit, Tiranës dhe Kukësit.

“Vllaznia B” fiton në Tiranë 1-0 ndaj “Partizani B”

0

Ekipi i dytë i të rriturve i klubit kuqeblu, "Vllaznia B" ka arritur një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ai është ndeshur në kryeqytet me "Partizani B" dhe ka fituar me rezultatin 1-0. Një trepikësh ky shumë i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të këtij ekipi, për të cilin tashmë play off-i është gjithnjë e më pranë. Përballja e sotme ka qenë shumë e rëndësishme pasi edhe kundërshtari ishte ende në lojë për të pretenduar zënien e vendit të dytë. Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar që në minutën e 22-të me autor mesfushorin Hallunaj.

“Vllaznia B” mund 3-1 Adën dhe forcon pozitat në vendin e dytë

0

Ecuria pozitive e rezultateve të ekipit Vllaznia B i cili ka fituar edhe sot, në ndeshjen e rradhës, atë të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit të kategorisë së dytë. Përballë saj ka qenë ekipi i Adës dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 3-1.

“Vllaznia B” mund 4-2 Vorën. Spikasin Dibra dhe Erkoçeviq

0

Tjetër fitore për ekipin B të Vllaznisë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kategorisë së dytë, ai ka mundur 4-2 ekipin e Vorës në ndeshjen e luajtur në "Reshit Rusi". Ndeshja ka dhuruar shumë gola sepse është bërë një lojë e hapur nga të dy skuadrat. Madje, kanë qenë miqtë që kanë shënuar të parët por pa kaluar shumë minuta ka barazuar Arenc Dibra për Vllazninë B. Më pas, do të ishte Bekim Erkoçeviq që do të shënonte golin e avantazhit dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-1. Edhe e dyta do të dhuronte po kaq gola. Për shkodranët do të shënonte sërish Dibra ndërsa tjetri do kishte për autor Hallunajn.

Vllaznia B kalon edhe Veleçikun. “Saldon” vendin e dytë

0

Vazhdon marshimi i suksesshëm i djemve të drejtuar nga trajneri Ervis Kraja në kampionatin e kategorisë së dytë. Ata kanë arritur të fitojnë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Veleçikut, ndeshje kjo e luajtur në Koplik, në një fushë që konsiderohej shumë e vështirë pasi edhe vendasit donin patjetër fitoren. Përballja në fakt nuk ka nisur mirë për ekipin shkodran. Ka qenë sulmuesi i vendasve që ka arritur të shënojë që në minutën e 5-të të ndeshjes. Por Vllaznia nuk është dorëzuar.

Goli i Dycës i jep fitoren “Vllaznisë B” ndaj “Partizanit B”

0

Ka rezultuar shumë i rëndësishëm goli i Denis Dycës në ndeshjen e sotme në mes ekipeve "Vllaznia B" dhe "Partizani B'. I shënuar në minutën e 81-të, ky gol i ka dhënë fitoren 1-0 shkodranëve në këtë takim përcaktues për vendin e dytë në renditje. Loja ka qenë pothuajse e barabartë dhe të dy ekipet kërkonin momentin për të ndëshkua njëri- tjetrin. Në një moment gjatë pjesës së dytë madje, kanë qenë futbollistët miq shumë pranë golit teksa kanë goditur edhe traversën e portës së mbrojtur nga Vjerdha. Megjithatë, fundi i takimit ka sjellë golin e shumëpritur.

Dyca i jep fitoren Vllaznisë B në Kukës. Ngjitet në vend të dytë

0

Një javë e mbarë për të gjitha ekipet e Klubit të Futbollit Vllaznia kjo e fundit. E ka nisur ekipi i parë me atë fitore të shkëlqyer pasditen e së premtes në Vlorë. Kanë vazhduar femrat ditën e djeshme me fitoren 5-0 ndaj Tirana AS, ndërkohë që U-17 ka fituar 2-1 me Olimpic paraditen e sotme dhe më pas, U-19 ka fituar 2-0 ndaj Brian's. E për ta mbyllur ashtu si duhet këtë javë, ka menduar ekipi B. Ai pasditen e sotme ka luajtur ndeshjen e rradhës në Kukës ndaj ekipit B të këtij klubi me të njëjtin emër dhe në fund të 90 minutave është fiksuar rezultati 1-0 për shkodranët. Golin e fitores e ka shënuar në minutën e 80-të Denis Dyca. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ekipin kuqeblu të drejtuar nga trajneri Ervis Kraja.