Vllaznia pa grumbullim, vetëm darkë e drekë tek “Europa”

0

Ekipi i Vllaznisë nuk është grumbulluar këtë herë në pragndeshjen me Dinamon. Ka qenë trajneri Rudi Vata që ka vendosur në këtë mënyrë duke mos preferuar grumbullimin në një nga hotelet e qytetit të Shkodrës. Megjithatë skuadra është grumbulluar mbrëmë teksa e gjitha sëbashku, ka ngrënë darkën në hotel "Europa" dhe këtë ritual do bëjë edhe sot kur do ketë drekën po në këtë ambjent.

Vllaznia s’është e interesuar për Dimon

0

Drejtuesit e klubit shkodran nuk kanë shfaqur asnjë interes për futbollistin e Bylisit Amarildo Dimo. Siç mund të jetë shkruar edhe në media të ndryshme, ky lajm rezulton të mos ketë patur shumë të vërteta brenda ndonëse edhe vetë lojtari mund të kishte qenë dakord me një lëvizje të tillë. Por Vllaznia nuk ka ndër mend të merret me një çështje të tillë. Këtë e ka pohuar njëri nga drejtuesit e lartë të klubit shkodran që për gazetën "Shkodra Sport.com", do të shprehej: "Nuk e dimë nga ka dalë ky opsion por Vllaznia nuk ka shfaqur asnjëherë ndonjë interes për këtë lojtar.

Vllaznia ka nevojë për të rinj por edhe për merkato

0

Opinion nga Uliks KOTRRI

Po lexoj e dëgjoj të shkruhet e thuhet shumë për merkaton e Vllaznisë. Idetë janë nga më të ndryshmet. Ka njerëz që mendojnë se më mirë është të besohet tek të rinjtë shkodranë, të tjerë që thonë se duhen blerë lojtarë. Unë  them që duhet gërshetuar mirë kjo gjë në mënyrë të kujdesshme të dyja se çdo i ri sado talent të jetë, ka nevojë për krahë të nxehtë pas shpine.

Vllaznia- Dinamo të shtunën ora 16.00 në “Loro Boriçi”

0

Ndeshja e javës së 12-të të Superligës shqiptare në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Dinamos do të luhet ditën e shtunë në orën 16.00 në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës. Ky është informacioni zyrtar që del nga zyrat e klubit shkodran. Pra, kjo ndeshje do të luhet me drita sepse kështu ka vendosur Federata. në fakt, duket paksa e palogjikshme zhvillimi i ndeshjes në një orar të tillë sepse për vetë kushtet atmosferike që po mbizotërojnë, nuk pritet të ketë shumë tifozë në stadium.

Grima: “Nuk kemi limite financiare për merkaton e janarit”

0
Drejtori teknik i Vllaznisë, Armir Grima ka sqaruar te gjithe se stafi teknik do te kete mbeshtetjen maksimale nga drejtuesit e skuadres te cilet kane garantuar dhe financat per realizimin e merkatos se janarit. “Mund te them me...

Nga java tjetër Vllaznia hap dyert për të tjerë futbollistë

0

Vllaznia ka hapur tashmë dyert e merkatos dhe nga java e tjetër pritet tė ketė një bum afrimesh tė tjera. Nga burime pranë skuadrės mėsohet se do tė vijnė disa futbollistė tė tjerė pėr provė nga kampionati serb i futbollit. Po ashtu piketimet janė hedhur dhe nė Argjentinėn e largėt, Brazil por dhe nė Europė. Mėsohet se lojtarėt qė mund tė afrohen do tė jenė nga tė gjitha repartet qė trajneri Vata tė ketė mundėsi t'i testojė tė gjithė.

Vllaznia pëlqen Amarildo Dimon, lojtari s’është kundër

0

Duket se Vllaznia e ka shtrirë vëzhgimin e saj, në të gjitha pistat e mundshme, sa i takon merkatos së janarit. Pavarsisht se trajnerit Rudi Vata do t’i pëlqente të afronte lojtarë, vetëm nga kampionatet, e huaja, s’është çudi, që në momente të caktuara, të bëjë ndonjë përjashtim të vogël. Pas përjashtimit të sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj, kuqeblutë janë vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër, qoftë ky nga Shqipëria dhe jashtë saj. Emri më i fundit, për këtë rol, që lakohet, është ai i sulmuesit të Bylisit Amarildo Dimo. Bëhet e ditur, se ky futbollist është në preferencat e teknikut Vata dhe nuk është çudi, që në ditët në vazhdim, të ketë edhe një kontakt mes palëve.

Rudi Vata: Në Shqipëri ka trukime ndeshjesh

0

Prej kohësh ai vetë e ka përmendur një faktor të tillë negativ. Edhe në momentet kur ka qenë duke kandiduar për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe më parë por edhe tashmë më pas, Rudi vata nuk është aspak dakord me ato çfarë ndodhin dhe prandaj I bën thirrje të gjithë atyre që kanë diçka në dorë për të reaguar ndaj fenomenit negative të trukimit të ndeshjeve.

Administratori Shaba: Hetimi? Kam folur në prokurori

0

Vllaznia është përmendur në listën e fundit të botuar në media në lidhje me trukimet e ndeshjeve. Pikërisht për ndeshjen e shumëpërfolur me Kastriotin këtë sezon. Kemi kontaktuar pikërisht për këtë çështje me administratorin e klubit Vllaznia Kujtim Shaba I cili ka qenë I pari që pat lëshuar akuza për atë ndeshje kryesisht për gjyqtarët e takimit.

Vllaznia mund 3-1 Elbasanin për kupë

0

Dy golat e Jurgen Gjinit në pjesën e dytë i kanë dhënë fitoren Vllaznisë në ndeshjen e sotme për kupë ndaj Elbasanit. Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur në barazim 1-1 teksa golin e parë e kanë shënuar miqtë me anë të Krekasit në minutën e 10-të dhe ka barazuar Arsen Hajdari në minutën e 30-të. Në këtë pjesë loje, kuqeblutë nuk kanë bindur shumë dhe prandaj trajneri Vata ka ndryshuar disa gjëra në pjesën e dytë duke aktivizuar Belishën, Muçën dhe Nimanin.