Vllaznia pa grumbullim, vetëm darkë e drekë tek “Europa”
Vllaznia s’është e interesuar për Dimon
Vllaznia ka nevojë për të rinj por edhe për merkato
Opinion nga Uliks KOTRRI
Po lexoj e dëgjoj të shkruhet e thuhet shumë për merkaton e Vllaznisë. Idetë janë nga më të ndryshmet. Ka njerëz që mendojnë se më mirë është të besohet tek të rinjtë shkodranë, të tjerë që thonë se duhen blerë lojtarë. Unë them që duhet gërshetuar mirë kjo gjë në mënyrë të kujdesshme të dyja se çdo i ri sado talent të jetë, ka nevojë për krahë të nxehtë pas shpine.Vllaznia, fitorja me Dinamon, minimumi për kuqeblutë
Vllaznia- Dinamo të shtunën ora 16.00 në “Loro Boriçi”
Grima: “Nuk kemi limite financiare për merkaton e janarit”
Nga java tjetër Vllaznia hap dyert për të tjerë futbollistë
Vllaznia pëlqen Amarildo Dimon, lojtari s’është kundër
Rudi Vata: Në Shqipëri ka trukime ndeshjesh
Prej kohësh ai vetë e ka përmendur një faktor të tillë negativ. Edhe në momentet kur ka qenë duke kandiduar për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe më parë por edhe tashmë më pas, Rudi vata nuk është aspak dakord me ato çfarë ndodhin dhe prandaj I bën thirrje të gjithë atyre që kanë diçka në dorë për të reaguar ndaj fenomenit negative të trukimit të ndeshjeve.
Klubi Vllaznia, shpall “10 sportistët më të mirët të vitit” më 26 dhjetor
Në krahasim me një vit më parë, klubi shumësportësh Vllaznia ka vendosur t'i bëjë publicitetin e duhur ceremonisë së "10 sportistëve më të mirë të vitit". Nëse një vit më parë, në adresë të sekretarit të këtij klubi Gëzim Mema pati jo pak akuza për mënyrën e përzgjedhjes së sportistëve më të mirë, por më së shumti për ceremoninë shumë të dobët që organizoi për nderimin e më të mirëve, sivjet duket se ai e ka kuptuar këtë gjë dhe ka vendosur ta bëjë në mënyrën e duhur.