Vllaznia fiton një titull. Jo sot, por atë të vitit…1940

 

Shumë interesante megjithatë me shumë mundësi do jetë një realitet. Në fund të këtij viti ose më së shumti kur të zhvillohet Asambleja e rradhës e Federatës Shqiptare të Futbollit, klubi Vllaznia nuk do ketë më 9 tituj kampionë të fituar por 10. Bëhet fjalë për njohjen e tre kampionateve kombëtare që janë zhvilluar në vitet e luftës, pra më 1939, 1940 dhe 1942. Nga këto kampionate, ai i vitit 1940 është fituar nga Vllaznia dhe dy të tjerët nga Tirana. Kërkesa për njohjen e këtyre titujve kampione është bërë sot në emër të dy klubeve të mësipërme nga nënkryetari i Bashkisë Shkodër Ritvan Troshani. Sipas tij, është plotësisht legjitime, njohja e atyre kampionateve që kanë qenë mëse të rregullt për nga mënyra e zhvillimit. Ndërkohë Komiteti Ekzekutiv i Federatës, në Asamblenë e sotme vendosi krijimin e një komisioni për të shqyrtuar hapësirën ligjore dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me vlefshmërinë e tyre.

Sot 93 vjetori i “lindjes”. Gëzuar Vllazni!

93 vjet më parë, pikërisht më 16 shkurt 1919, 75 burra të mençur do të mblidheshin në Shkodër për të themeluar shoqninë "Vllaznija". Që prej asaj kohe, kanë kaluar shumë vite, shoqëruar me shumë ngjarje e histori sportive. Pikërisht...

Ja 75 themeluesit e Vllaznisë më 16 shkurt 1919

Tre vjet më parë, gazetari dhe historiani i mirënjohur i sportit Besnik Dizdari publikoi për herë të parë listën me 75 themeluesit e shoqnisë Vllaznia më 16 shkurt 1919. Sot meqë është përvjetori i 93-të i krijimit të këtij klubi, i pari në vendin tonë, besoj se do ishte me interes t'i risillnim para jush emrat e këtyre njerëzve, të gjithë zotërinjë të nderuar në fushat e tyre të cilët atë kohë morën guximin dhe krijuan "Vllazninë".

REKORD: 100 mijë klikime në 4 muaj për SHKODRA SPORT!

E kemi nisur shumë thjeshtë, pa shumë bujë, pa asnjë lloj fitimi, me qëllim e vetëm për të informuar saktë, qartë, pa ndikime për gjithçka që ka lidhje me sportin në Shkodër. Si një mënyrë funksionale për të informuar shpejt e në kohë reale menduam të risjellim tek ju gazetën online www.shkodrasport.com. Nga dita në ditë faqja u bë gjithnjë e më interesante për faktin e thjeshtë se shkodranët sportin e kanë në zemër e asnjëherë s'mund të qëndrojnë pa të. Kështu në pak kohë klikimet në shkodrasport.com u rritën ndjeshëm, çka për ne ishte një mesazh i qartë për punën tonë pa lodhje dhe informimin e saktë duke sjellë tek ju gjithçka mbi të rejat e sportit në Shkodër. E kështu që nga fundi i muajit shtator kur faqja jonë u rikthye në jetë, në këtë ditë që flasim me një përllogaritje të thjeshtë numri i klikimeve ka kapur numrin 100 mijë. Pra për katër muaj janë arritur 100 mijë klikime.

Juban Danja, i pari ekip i femrave në Shqipëri

Ekipi i futbollit per femra, “Juban-Danja” eshte krijuar me 6 shtator te vitit 2005 ne Juban te Shkodres, Komuna Guri i Zi. Ndonese futbolli i femrave akoma nuk kishte filluar te luhej ne Shqiperi, “Juban-Danja” eshte i pari ekip zyrtar ne futboll per femra.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Vajzat kuqezi pësojnë 7 gola, Norvegjia e papërmbajtshme

Norvegjia shumë e fortë për kombëtaren shqiptare të fermave. Përfaqësuesja nordike fitoi thellë 0-7 në “Air Albania” në takimin e vlefshëm për eliminatoret e...

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR