Vllaznia s’është gati për titull
Zëvendësimet e Duros, një rebus i vërtetë

Opinion nga Gjergj KOLA
Në ndeshjen e parë të tij në krye të Vllaznisë, Shpëtim Duro e ka nisur me humbje. Sigurisht që kjo nuk është diçka e mirë megjithatë ai kërkon të mbahet. Në Shkodër megjithatë nuk do ta ketë të lehtë. Edhe tifozi më I thjeshtë e njeh në detaje këtë lojë dhe për më shumë, ka specialistë të aftë që gjykojnë menjëherë lëvizjet e trajnerit. Për rrjedhojë, edhe lëvizjet e Duros nga pankina ditën e premte janë analizuar me hollësi prej tyre. Për rrjedhojë, kanë ardhur edhe kritikat e para. Kryesisht me zëvendësimet e bëra të cilat nuk sollën asnjë efekt pozitiv.
Linja në Shkodër!

Opinion nga Senad NIKSHIQI
"Linja në Shkodër". Kaq ka mjaftuar që sytë e mi të mbushen me lot. E besoj kështu mund të ketë ndodhur me të gjithë ata që janë larg Shkodrës por që e kanë ndjekur me endje përmes ekranit Vllazninë e tyre të zemrës.
Duro bëhu serioz!

Opinion nga Blendi DIBRA
Duhet të pranojmë që emërimi i z.Shpëtim Duro në postin e trainerit të ekipit shkodranë është pritur mjaft mirë nga opinioni sportiv duke e vlerësuar atë si një trainer me përvojë në kampionatin shqiptarë. Nga ana e drejtuesve të Bashkisë kërkesat e tij për të plotësuar ekipin me lojtar janë plotësuar në mënyrën e kërkuar nga z.Duro.
Dështimi i pritshëm i Vllaznisë

Opinion nga Redan BUSHATI
Edhe në sezonin futbollistik 2012-2013, i cili do të startojë me 25 gusht, ashtu si në sezonet e mëparshme, ëndrra për t'u kurorëzuar kampione e Shqipërisë duket e largët për skuadrën shkodrane.
“Dhurata” e Bekembauerit për Din Zhegën

Opionin nga Skënder TEMALI*
Ngjarja për të cilën do rrëfej nuk është e stisur. Ajo ka ndodhur dekada më parë dhe ka lidhje me njërin nga futbollistët më të shquar shqiptarë, Medin Zhegën, ish shokun tim të maturës.
“Udhëtimi pa fjalë” i Duros drejt Shkodrës

Opinion nga Gjergj KOLA
Dje ka qenë në Shkodër. Për të dytën herë si trajner I Vllaznisë. Shpëtim Duro ka mbërritur bashkë me mbrojtësin Begaj, ka biseduar me drejtuesit e klubit por në mënyrë të çuditshme, I është shmangur kamerave dhe gazetarëve.
Karafili i munguar i Zhegës
Kritika e gazetarëve duhej të ishte më e fortë

Opinion nga Qamil GJYREZI*
Rezultatet shumë të dobeta të ekipit të futbollit të Vllaznisë dhe renditja në klasifikimin e superligës në vendin e 10-të, tregojnë nivelin e ulët të menaxhimit të burimeve sportive të ekipit te futbollit të Vllaznisë, paftësinë e drejtuesve për të përballuar mënyrën se si funksionon kampionati tek neve, qoftë në planin cilësor dhe atë menaxherial, nivelin sportiv, se si zhvillohet kampionati i superligës dhe natyrisht dështim e trajnerit Rudi Vata.