Opinion nga Edmond Lutaj*

Që një trajner të ketë suksese në një ekip, duhet të të funksionojnë disa gjëra.Por gjërat më të rëndësishme mendoj unë janë këto: Klubet duhet të kenë një plan të qartë se si do t’i realizojnë objektivat sëbashku me trajnerin. Financat duhet të jenë stabile. Projektet për të realizuar objektivat duhet të jenë afatgjata. Bordet drejtuese të klubeve duhet të kenë kompetenca nga ana profesionale për ta mbështetur trajnerin dhe ekipin.

Gjithashtu dhe puna e arbitrave dhe e Federatës ndikon shumë në sukseset e klubeve dhe trajnerave. Më thoni mua, sa ekipe funksionojnë në këtë mënyrë në Shqipëri? Këtu nuk bëhet fjalë për trajnerë vendas apo ata që vijnë nga jashtë. Ne që provuam të vijmë nga jashtë e të sjellim një përvojë tjetër, nuk ia arritëm ose Vata sot e ka të vështirë tek Vllaznia. Por, unë mendoj se është e njëjta gjë dhe për trajnerat që janë në Shqipëri.Ata bëhen pjesë e lojës për të mbijetuar. 3 muaj tek një ekip e 3 muaj tek një ekip tjetër, e kështu me radhë. E theksoj me forcë: është futbolli shqiptar që humbet jo ne trajnerat shqiptar që vijmë nga jashtë dhe kemi dëshirë të punojmë në shqipëri.A do ndryshojë ndonjëherë ky futboll? Besoj se po. Futbolli shqiptar mendoj se është në krizë por ngadalë- ngadalë shpresoj se do të ndryshojë. Një gjë është e qartë: Ne shqiptarët e dashurojmë futbollin.

*Ish-trajner i Flamurtarit këtë sezon. Aktualisht jeton në Suedi