Trukimet, një “kancer” për futbollin!
Miresevini ne “teatrin” Vllaznia
Opinion nga Pjerin MIRDITA
Në Shkodër ndodh edhe kështu.Në vazhdimësi të spektakleve te humorit ne teatrin ‘’Migjeni”, dikush mendoi mirë që të shpërblejë edhe tifozët e Vllaznise me një ndeshje miqësore estradë. Mund të quhet kështu pikërisht ndeshja e sotme e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” ose fusha e lëkurave për nostalgjikët.Përballe u vunë Vllaznia me Adën,qëllimi kryesori saj ishte vëzhgimi I lojtarëve të huaj të ardhur për provë.
Vllaznia merr pikët ndaj Dinamos. Kënaqësia e vetme

Opinion nga Roland Çomo
Vllaznia mori 3 pikët në ndeshjen ndaj Dinamos por nuk tregoi aspak diferencë në fushën e lojës me një ekip të pamotivuar siç është Dinamo e këtij viti. Biles, pjesën e parë Dinamo tregoi se ka një futboll të këndshëm dhe nuk e meriton aspak vendin që ka në tabelën e klasifikimit.
Si dhe sa ndikon ndryshimi stafeve në cilësinë dhe rezultatet e një ekipi futbolli?

Opinion
Nga Qamil GJYREZI*
Futbolli sot për sot është një prej sporteve më të dashur në të gjithë globin jo vetëm tek neve. Ky sport i magjishëm ka pushtuar zemrat dhe mendjen e shumë dashamirësve të kësaj performace të shekullit. Futbolli botërorë ka marrë një zhvillim marramendës. Ai po pushton ekranet televizive të të gjithë botës. Biles sot nuk mund të bëhet fjalë ma për ekipe” mirfillti” të zemrës.
“Luftë” futbollistike apo “luftë” e përgjakshme?!
Opinion
Nga Redan BUSHATI*
Po të shfletosh fjalorin e gjuhës shqipe fjala luftë me kuptimin e vërtetë, atë të parin, lexohet se me luftë kuptohet - përleshje e armatosur ndërmjet forcash ushtarake kundërshtare në një vend të caktuar, betejë, luftim etj. Nga ana tjetër në kuptimin e një ndeshje futbolli lufta përcaktohet si përpjekje e madhe, këmbëngulëse, sistematike për t'ia arritur me patjetër një qëllimi, fitoren e ndeshjes.
Vllaznia s’mund të jetë pretendente se gjyqtarët nuk mund t’i ketë miq!

Opinion nga Simon SHKRELI
Java futbollistike që lamë pas u karakterizua me dhunë dhe me arbitrim të kontestuar. Një ngjarje tashmë e zakonshme në futbollin shqiptar, I cili nuk po arrin të bëhet profesionist, duke prodhuar sportist të vërtetë të cilët kanë rrespekt ndaj kundështarit dhe ndaj humbjes. Vllaznia humbi ndaj Tomorit, dy gola të anulluar nga arbitrat të cilët janë të kontestueshem, lejim I një loje të rëndë të skuadres pritëse, tregojnë se futbolli ynë ka probleme serioze.
Një qytet i tërë: Xhevo, nuk ta patëm borxh!
Nga Pjerin MIRDITA
Vllaznia, ekipi më i vjeter në Shqipëri, natyrisht që na ka dhuruar gjithçka gjatë historisë se saj; gola, spektakël, fitore tenistike, humbje dramatike, anektoda e shumë e shumë gjëra të tjera. Na ka bërë të qajmë, por edhe të g2zojmë, kemi mbushur shkallët dhe tribunat, ashtu siç i kemi lënë edhe bosh kur e ka merituar. Na ka dhuruar njerëz të jashtëzakonshem në rrallë te parë, pastaj edhe futbollista të shkëlqyer.
Mos na prekni dinjitetin !
Nga Senad NIKSHIQI
Ndeshja Vllaznia - Skënderbeu si shumë herë në Shkodër edhe kësaj here prodhoi ngjarje nga më të veçantat që ishin e nuk ishin dëgjuar më parë. Çështja "Sukaj" apo çështja "Gocaj" bënë jehonë anë e kënd stadiumit. Përballë një Skënderbeu më me eksperiencë çunakët e Vllaznisë e patën të pamundur të triumfonin. E për gjithë këtë situatë të vështirë të krijuar që nga dorëheqja e ish-presidentit Fushaj më pas rrodhën një sërë ngjarjesh për të mbërritur tek kjo Vllazni që kemi sot, që më shumë se pretedente siç Bashkia e do nuk është çudi të listohet në skuadrat që mund të rrezikojë vendet e fundit.
Dënimi i Sukajt, pak i më i gjatë sesa duhet

Opinion nga Roland ÇOMO
Nese eshte e vertete qe arsyet e mosparaqitjes ne ndeshje jane keshtu si na serviren ne media,atehere normalisht xhesti i futbollistit eshte absolutisht i denueshem.Por kam mendimin se koha e pezullimit eshte pak e gjate duke pasur parasysh se Sukaj eshte padyshim lojetari kryesor i ekipit dhe kjo mund t'i kushtoj shume skuadres pa sherbimet e Sukajt do ta kete shume te veshtire shenimin e golit.
Përgatitja fizike, ajo që mungon tek futbolli shqiptar

Një futbollist që ëndërron kombëtaren duhet me patjeter të aktivizohet në ekipet jashtë Shqipërisë. Në përballjet e ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane quhet sukses kalimi i një turi. Një ekip si Dinamo me 10 ditë stërvitje përballon me sukses ekipin kampion. Këta shembuj që nuk janë të vetmit në njëfarë mënyrë janë përgjigja më e mirë se çfarë niveli ka futbolli shqiptar.