Rudi Vata: Pasioni i një trajneri dhe arroganca e një lojtari

Opinion nga Jeton Selimi*
Herën e parë që kishte ikur nga Shqipëria, Rudi Vata ndërroi dy skuadra franceze (Le Mans dhe Tours) në një vit e gjysmë përpara se të kthehej edhe njëherë andej nga kishte ardhur, Dinamo. Por lojtari që kishte fituar një vend në kombëtare, pavarësisht mosaktivizimit të shumtë, nuk u dorëzua. Një vit si dinamovit dhe erdhi kapërcimi i madh: Sëlltiku i Gllasgout.
Faleminderit biri i Shkodër Loces
Stramaçioni, Rudi Vata dhe trajnerët shqiptarë

Opinion nga Besnik Dizdari*
"...Pak muaj më parë skuadra e Vllaznisë së Shkodrës ka caktuar si trajner 42-vjeçarin Rudi Vata, pa qenë asnjëherë trajner, por me një përvojë të madhe si lojtar, 59 herë i Kombëtares, kapiten i saj, kampion i Shqipërisë, lojtari i vetëm shqiptar i Mbasluftës, i cili ia ka arritur të jetë titullar i një prej skuadrave më të famshme të Evropës, Kampiones së Evropës, Sëlltik Gllazgout, duke fituar me të edhe Kupën e Skocisë.
Ja pse Rudi Vata s’duhet të jetë sezonin e ardhshëm

Opinion nga Roland ÇOMO
Të jesh lojtar i mirë nuk do të thotë që të njëjtën gjë të bësh edhe si trajner. Vllaznia e Shkodrës nuk ka kohë që një trajner të vijë dhe të thotë po testoj vehten time. Eksperimentet dhe të mësuarit e trajnerit mund t'i bëjë te ndonjë skuadër që noton nga fundi i renditjes por jo tek Vllaznia. Lojtarët që përmenden këtu Sukaj etj, Rudi Vata jo nuk i mbajti dot por i largoi vetë nga skuadra. Pra gabimi i parë filloi te largimi i titullarëve dhe prekja e boshtit të ekipit.
“Vllaznit- Ultras”, këta shqiptarë të mirë!
Opinion nga Senad NIKSHIQI
We don't burn flags.....We will burn Macedonians". Kjo është përgjigja më e mirë që vjen nga grupimi i tifozëve shkodran "Vllaznit Ultras". Kjo shprehje e cila në shqip ka kuptimin "ne nuk do të djegim flamurin, ne do të djegim maqedonasit" është në drejtim të shtetit të Maqedonisë dhe grupeve ekstremiste antishqiptare të këtij vendi.Klubet shqiptare duhet të privatizohen
Opinion nga Roland ÇOMO
E kam ngritur herëpashere këtë shqetësim dhe mendoj se është zgjidhja më e mirë nëse duam që futbolli shqiptar të ecë përpara. Unë uroj që në sezonin e ardhshëm, klubet shqiptare të privatizohen 100%, por duke iu referuar gjendjes aktuale është mire që Bashkia apo aksionerë të mundshëm që mund të afrohen pranë saj, të jenë të kujdesshëm në përpilimin e kontratave qoftë me lojtarët apo dhe me trajnerët ku në rradhë të parë t' u jepet përparësi edhe objektivave afatgjate për ngritjen e një ekipi model dhe të mos ndikohen nga dritëshkurtësia e zgjidhjeve emergjente.Çfarë po fiton Vllaznia nga ky sezon?
Opinion nga Admir URUÇI
Dëgjoj shpesh këto kohët e fundit trajnerin Vata të thotë se kaq ishin mundësitë, kaq ishin investimet dhe këtë vend meriton Vllaznia në tabelën e renditjes. Pra, vendin e pestë apo të gjashtë. Kam dëgjuar edhe specialistë të njohur të futbollit si Ramazan Rragami që e quan normale eliminimin e Vllaznisë nga kupa që në çerekfinale sepse skuadra nuk ka më tepër mundësi.Përtej humbjes
Opinion nga Blendi DIBRA
Humbja e Vllaznisë ditën e mërkurë ndaj Flamurtarit përtej humbjes së një ndeshje sportive ishte një humbje për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Them për të gjithë qytetarët e Shkodrës pasi ekipi i Vllaznisë aktualisht financohet me paratë e taksapaguesve shkodranë. Duhet thënë se nuk është një shumë e vogël por janë rreth 500 milion lekë të akorduara nga Bashkia Shkodër për të financuar një ekip që nuk përmbushi asnjë objektiv.