Çesk Ndoja, ‘i harruari i madh’ i brezit të artë të Vllaznisë së...

0
Brezi I Vllaznisë së viteve ’70 konsiderohet nga më të mirët në historinë e saj. Ka fituar më shumë trofe se çdo brez tjetër,...

Selami Ibrahimi, notari që theu 107 rekorde kombëtare

0

Ka lindur në Zogaj, një fshat turistik jo më larg se 7 km nga Shkodra, pikërisht më 3 maj 1942. Pikërisht këtu Selami Ibrahimi ka nisur edhe hapat e parë në sportin e notit. E nis atë shumë herët, që në moshë të vogël sepse uji i Liqenit të Shkodrës është në prag të shtëpisë. Për të vazhduar pastaj një rrugë të gjatë dhe shumë të suksesshme si pjestar i Vllaznisë duke dalë disa herë kampion e rekordmen në katër gara, nga 200 deri në 1500 metra. Selamia ka arritur të thyejë plot 107 rekorde kombëtare. Ai vetë gjithçka ka arritur në karrierë, ia pat dedikuar trajnerit të tij të parë- Shuajp Mehmetit.

Të “pathënat” e karrierës futbollistike të Roland Luçit

0

Përveç golave, lojës së bukur, penalltive të marra dhe shumë gjëra të tjera. Roland Luçi ka patur edhe disa "drama" jo të vogla në karrierën e tij me Vllazninë. Në një rrëfim të tij të para disa kohëve, ai i ka bërë të ditura ato dhe mbase ia vlen t'ia bëjmë të ditura edhe publikut. Janë ndodhi vërtetë interesante por edhe të dhimbshme.

Bimo Fakja, kampioni i madh i Vllaznisë dhe i kombëtares

0

Në Kampionatin Ballkanik të vitit 1946 që u zhvillua në Tiranë në datat 6-13 prill me pjesmarrjen e Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, në rradhët e kombëtares shqiptare ka qenë edhe Bimo Fakja. Ai u lind në vitin 1920 në Lagjen Kiras. Futbollin e nis që i vogël sepse është një lojë pas të cilës dashurohet shpejt dhe dallohet për përdorimin e topit me të dy këmbët por edhe lojën e mirë me kokë. Megjithatë pjesmarrja e tij e parë në kampionat zyrtarisht me fanellën e Vllaznisë është në kampionatin e vitit 1936 përkrah Dizdarit, Kazazit, Osmanit, Alibalit, Tartarit, Dervishit, Shalës, Halepjanit, Rusit. Luan deri në vitin 1939 dhe më pas shkon në Itali ku stërvitet me Bolonjën. Në fakt, një mik i tij i kishte thënë që në Tiranë kishte ardhur për të vlerë lojtarë trajneri i ekipit të Bolonjës Maina.

Denis Pjeshka në një intervistë ndryshe: Familja dhe futbolli, gjërat e mia më të...

0
Sezoni i kaluar ka sjellë "shpërthimin" e tij. Duke u stërvitur fort, ai fitoi besimin e trajnerit dhe u shndërruar në një lojtar të...

Alban Noga, mbrojtësi që i mbeti “peng” Kombëtarja

0

Konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të Vllaznisë së viteve '90. Rrjedhimisht edhe të kampionatit shqiptar. Alban Noga megjithatë nuk arrita për asnjë moment të ishte pjesë e kombëtares shqiptare të atyre viteve. Jo se nuk kishte talent por nuk kishte miq dhe për më tepër....lekë. Kjo është ajo çfarë ai vetë thotë në rrëfimin e mëposhtëm për gazetën shkodrasport.com.

Paulin Sterkaj, mundësi 12 herë kampion i vendit

0

Një nga emrat më të mëdhenj të mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare, sigurisht që është edhe ai i Paulin Sterkajt. Në mundjen klasike, ai ka qenë absolut në peshat ku ka konkurruar dhe jo më kot, është shpallur plot 12 herë kampion kombëtar. Pasioni i tij për këtë sport, ka qenë i madh.

Loro Boriçi, simboli i futbollit shqiptar

0

Nga Irfan Rama

Atij i përkasin shumë epitete jo vetëm të futbollistit të madh e të "njëfarë" superelite të rrallë me karakteristika të fisme të lojës së magjishme, trajnerit me një bagazh të madh dijesh, eksperiencash e prodhimit të ideve, që sollën disa rezultate të rangut europian e botëror, por ai ishte edhe simboli i një njeriu të jashtëzakonshëm. Loro Boriçi përfaqëson simbolikën e futbollit dhe të sportit shqiptar.

Luan Vukatana “i harruari” i Federatës. Mjeshtri i futbollit ende pa një titull

0
Mund të duket vërtetë e çuditshme por kjo është mëse e vërtetë. Federata Shqiptare e Futbollit në fund të çdo viti ndan tituj "me...

Sytki Tafili: Krenar për çfarë i kam dhënë çiklizmit dhe Vllaznisë

0

Vite më parë, bashkë me të vëllanë- Agimin dhe me Brahim Sykën, kanë bërë gjithë shkodranët të ndjehen krenarë me ta. Sukseset e njëpasnjëshme në garat kombëtare e ndërkombëtare, e kanë bërë treshen e famshme të çiklistëve të Vllaznisë të ishte në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Sytk Tafili, njëri prej pjestarëve të kësaj treshe, në një intervistë ekskluzive për gazetën online shkodrasport.com, ka gjetur kohë të rrëfejë gjithçka, për veten dhe shokët e tij të ekipit. Ja si është shprehur ai në intervistën e tij: