Lushi e Prroni të parët në Kupë. Vllaznia e dyta si ekip

0

Ditën e djeshme në Durrës janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në peshëngritje për të rritur. Vllaznia është përfaqësuar në këto gara me gjashtë sportistë dhe pikërisht me Emanuel Lushin, Gridi Jahjen, Marjan Bregun, Vasil Trebicken, Xhulio Prronin dhe Isa Balën. Nga to, figurën më të mirë e kanë bërë sportistët Emanuel Lushin dhe Xhulio Prroni që kanë zënë vende të para në peshat e tyre dhe pikërisht i pari në 62 kg dhe i dyti në peshën 95 kg. Bregu e Jahja ndërkohë janë mjaftuar me vendet e dyta ndërsa Trebicka është renditur i katërti.

Grumbullohet Kombëtarja për Kampionatin Europian të Tiranës

0

Ka nisur prej disa ditësh në qytetit e Durrësit grumbullimi dhe seleksionimi i ekipit kombëtar të peshëngritjes, që më datat 5-14 prill do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Shtangës, që këtë vit zhvillohet në Tiranë. Për t’i paraprirë këtij eventi madhështor që zhvillohet në Shqipëri ka nisur menjëherë puna me seleksionimin e peshëngritësve më të mirë, kandidatë për në ekipin kombëtar.

Trajnerët e peshëngritjes nisin leksionet me rusin Ringert

0

21 trajnerë të peshëngritjes shqiptare, mes të cilëve edhe ai i Vllaznisë- Muhamet Tuzi, që nga paraditja e djeshme, kanë nisur kursin e kualifikimit me të dërguarin e Federatës Botërore të Shtangës, rusin David Ringert. Ka qenë një bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa institucioni i olimpizmit shqiptar, nëpërmjet solidaritetit olimpik, bëri të mundur ardhjen e një figure të madhe të peshëngritjes botërore për trajnerët tanë.

PARADOKSI/ Edi Rama e uron si kampion, qeveria e shpërblen Briken Caljen si nënkampion

0
Kryeministri Edi Rama e ka uruar peshëngritësin Briken Calja, i cili dje fitoi titullin kampion bote në shkëputje, ndërsa u shpall nënkampion në shtytje dhe dygarësh. Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se Calja meriton...

Qerimaj e Bala, dy shkodranë në Europianin e Turqisë

0

Dy peshëngritës të Vllaznisë do jenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar që do marrë pjesë në Kampionatin Europian të peshëngritjes që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë në datat 6-16 prill. Ata janë pikërisht Erkand Qerimaj dhe Isa Bala. të dy këta sportistë sapo janë shpallur edhe kampion të Shqipërisë, në kampionatin e fundit që u zhvillua në Elbasan. Qerimaj doli kampion në peshën 85 kg por në fakt në Europian do konkurrojë në peshën e tij të preferuar- 77 kg. Ndërsa Bala do konkurrojë në peshën super të rëndë +105 kg. Forma e të dy sportistëve është shumë e mirë dhe kuptohet që shpresat për medalje ekzistojnë. Dy peshëngritësit shkodranë do jenë të shoqëruar edhe nga trajneri shkodran Genc Barkiçi, që është trajneri i parë i ekipit përfaqësues.

Peshëngritësit e Vllaznisë paraqitje të mire në kampionatin e moshave

0

Këto ditë në Durrës është zhvilluar kampionati kombëtar i moshave për të rinj dhe paratërinj. Në të përveç sportistëve të ekipeve të tjera të vendit, kanë marrë pjesë edhe 6 sportistë të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Artur Lagja dhe Muhamet Tuzi dhe konkretisht Sheuqet Tivari, Dean Tula, Stiven Krahi, Fatjon Sokoli, Esamed Bajraktari dhe Lagja.

Tirana dhe Shkodra, Begaj dhe Qerimaj. Çfarë ndryshimi!!!

0

Opinion nga Senad NIKSHIQI


Ka dy tre ditë që Romela Begaj shpërblehet përmes Këshillit Bashkiak të Tiranës me 20 milionë lekë të vjetra për rezultatet e saja në Kampionatin Europian i zhvilluar para pak ditësh. Në Shkodër askush nuk reagon. Madje as Kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës Bardh Lohja. As shefat e tij Luka e Troshani që përmes Lohjes në mbledhjen e fundit do thonin se Begaj nuk do marrë asnjë shpërblim dhe i quajtën ”gënjeshtra gazetash”.

Erkand Qerimaj: E turpshme, kombëtarja shqiptare nuk ka një mjek!

0
Peshëngritësi Erkand Qerimaj, është një nga sportistët me më shumë medalje të fituara në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Sukseset e tij kanë nisur që në vitin 2002, kur Qermiaj ka fituar edhe medaljen e parë ndërkombëtare në Kampionatin Europian...

Sa i pasur është Erkand Qerimaj?

0

Opinion nga Ramadan BIGZA

Më shumë se një pyetje kërkohet një përgjigje nga qeveria për të stimuluar financiarisht sportistët që po i japin famë Shqipërisë. Ka ikur koha kur stimujt ktheheshin në barsoleta, siç ka ngjarë dikur në Shkodër. Kur njërit i thonë për Fletë lavdërimi dhe ai i përgjigjet “Vare në derë të fermentimit”.

Erkand Qerimaj merr një tjetër titull të lartë nga Presidenti i Republikës

0
Sukseset ne karrieren 20 vjeçare, kane marre nje tjeter nderim per peshengritesin e njohur shkodran Erkand Qerimaj. Pas dy dekadash karrierë fantastike si askush tjeter, me shumë tituj e medalje brenda e jashtë vendit, Erkand Qerimaj merr edhe një...