ERKAND QERIMAJ NUK PREMTON MEDALJE NË BOTËRORIN E TURKMENISTANIT

0
I ardhur nga dëmtimi, që e ka mbajtur larg pedanës për shtatë muaj, shkodrani tregon se forma është në ngritje dhe shpreson në një garë të suksesshme Kampionati Botëror i të rriturve, që zhvillohet në Turkmenistan më 1 deri më...

Esat Ademi, gati të heqë dorë si president i peshëngritjes

0

Shkodrani Esat Ademi mund të mos jetë më në krye të peshëngritjes shqiptare. Vendimi është thuajse zyrtar dhe bëhet i ditur nga njerëz pranë presidentit aktual të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Më 16 nëntor do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e kësaj federate. Klubet anëtare të saj, kanë bërë edhe propozimet përkatëse deri tani për postin e presidentit dhe kandidaturat duket se do jenë dy: shkodrani Esat Ademi dhe biznesmeni tiranas Theovori Masllavica. Por në fakt, Ademi pritet të tërhiqet nga kjo garë edhe sepse duket i lodhur nga problemet e shfaqura së fundi tek ky sport dhe që kanë të bëjnë kryesisht me problemet e dopingut.

Bashkia Shkodër, gati të presë si hero Erkand Qerimajn

0

Suksesi i Erkand Qerimajt në kampionatin Europian të Turqisë, nuk mund të kalonte në heshtje nga Bashkia Shkodër. Pikërisht për këtë gjë, dje është ngritur një grup pune për pritjen me të gjitha nderimet e duhura të këtij sportisti. Ky grup kryesohet nga nënkryetari i Bashkisë Ritvan Troshani. Nga sa ka bërë të ditur ai vetë dje për mediat, Qerimaj do mbërrijnë në Shqipëri paraditen e së dielës dhe për këtë arsye, Bashkia ka vënë në dispozicion për tifozët autobuzë që do nisen në orën 06.00 të mëngjesit para teatrit "Migjeni", për të marrë rrugën drejt aeroportit të Rinasit.

ALMANAK/ Sot është ditëlindja e ‘Mjeshtrit të Europës’ në peshëngritje Genc Barkiçi

0
Ai vetë nuk është në gjendje të bëjë një bilanc të sukseseve të tij. Madje sa herë që të rrish me të, ai do të kujtojë diçka që nuk e ka thënë në bisedën e mëparshme. E kemi fjalën...

PESHËNGRITJE: “LIBRI I ARTË” I EKIPEVE KAMPIONE NË VITE

0

Fituesit e kampionateve të peshëngritjes (si ekip):

Klubi Vllaznia “shpërblen” ekipin e peshëngritjes. I zbret fondin

0

Ndodh edhe kështu. Në vend që të pretendojë rritjen e fondit për vitin aktual, ekipi I peshëngritjes së Vllaznisë do të ketë më pak fond në dispozicion për vitin 2012 nga ana e klubit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë reduktim të madh të fondit por e rëndësishme është që ky ekip sivjet do ketë 500 mijë lekë të vjetra më pak në dispozicion. Lajmi bëhet I ditur për gazetën online shkodrasport.com nga njëri prej trajnerëve të këtij ekipi Muhamet Tuzi që do thoshte: “Na është komunikuar nga ana e drejtuesve të klubit që sivjet do kemi 500 mijë lekë të vjetra më pak në dispozicion. Më duket paksa absurde kjo gjë sespe jemi ekip kampion dhe në vend që të pretendojmë rritjen e fondit, na e zvogëlojnë atë. Kjo nuk është aspak normale.

Barkiçi: Shtanga shqiptare, një sukses I madh

0

Sigurimi I katër vendeve për në Olimpiadën “Londra 2012” nga peshëngritësit shqiptarë, konsiderohet një sukses I madh nga trajneri I ekipit kombëtar të peshëngritjes, shkodrani Genc Barkiçi. Sipas tij, ky është një eveniment që duhet të gjejë edhe jehonën e duhur në ambjentin sportiv shqiptar. “Kemi bërë një paraqitje të mirë në Botërorin e fundit të zhvilluar në Paris.

Vllaznia drejt rikthimit të traditës në peshëngritje. Nxjerr dy kampionë me 17 vjeçarët

0
Tradita e peshengritjes ne Shkoder duket se po rikthehet gradualisht. Pas shume problemeve qe ka kaluar ekipi i Vllaznise dhe qe ne fakt vazhdon t'i kaloje sepse ende nuk ka nje palester ashtu si duhet, disa sportiste te talentuar,...

Isa Bala i jep Shqipërisë pikët për vendin e katërt në Europian

0

Peshëngritësi shkodran Isa Bala i ka dhënë pikët e duhura kombëtares shqiptare të peshëngritjes në mënyrë që ajo të renditej në vendin e katërt në renditje, në Kampionatin Europian që përfundoi ditën e djeshme në Tiranë. Bala ka qenë i fundit nga sportistët tanë që është ngjitur në pedanë duke konkurruar në peshën super të rëndë, +105 kg. Ai ka arritur të ngrejë 170 kg në shkëputje dhe 195 në shtytje. Me 365 kg në dygarësh, sportisti i Vllaznisë është renditur i dyti në baterinë B por ajo çka është më e rëndësishmja është se i ka dhënë pikët e duhura kombëtares shqiptare për të zënë vendin e katërt në renditjen ekipore.

Qerimaj reagon për çështjen e dopingut: Duhen marrë masa më të ashpëra!

0
Zhurma e krijuar ditët e fundit në komunitetin e peshëngritjes shqiptare, shoqëruar me daljen pozitive të Romela Begajt në testi antidoping, dorëheqjen e presidentit Gjoza e po ashtu edhe reagimin e një pjese të komunitetit të peshëngritjes, ka marrë...