Erkand Qerimaj: Kam ende për të dhënë, synoj të tjera medalje e suksese në...

0
Një nga peshëngritësit më të mirë në historinë e Vllaznisë por edhe të vendit tonë Erkand Qerimaj në një lidhje telefonike në emisionin "Sport Arena" në TV Rozafa ka folur edhe për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve dhe shtyrjen...

Kryetrajneri i Shqipërisë Artur Lagja ‘sulmon’ Zef Kovaçin: Shiti Kombëtaren në vitin 1991. Ai...

0
Nëse nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes ende nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me shpërblimin e trajnerit Zef Kovaçi, në këtë çështje është përfshirë edhe kryetrajneri i aktual i Kombëtares, Artur Lagja. Edhe pse nuk është përmendur për asnjë...

Emanuel Lushi i 7-ti në 22 pjesmarrës në Gran Prix të Azerbajxhanit

0

Peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi është renditur i shtati në 22 pjesmarrës në Grand Prix të Azerbajxhanit. Gara është zhvilluar ditën e sotme dhe mund të konsiderohet një paraqitje shumë e mirë për të. Kjo ngaqë siç mësohet gara nuk ka qenë për 17 vjeçarët në vete dhe për 20 vjeçarët në vete. Ka qenë një garë e përbashkët për të gjithë sportistët e kësaj peshe dhe Lushi kësisoj ka qenë më i vogli duke patur një diferencë të dukshme moshe me të tjerët. Megjithatë kjo nuk e ka penguar atë që të ngrejë 112 kg në shkëputje dhe 132 kg në shtytje duke përmirësuar kështu ndjeshëm rezultatet e tij të arritura në Kampionatin Europian të 17 vjeçarëve pak muaj më parë ku u rendit i treti në kontinent.

Emanuel Lushi, medalje bronzi në Europianin e 17 vjeçarëve

0

Medalje bronzi për peshëngritësin e Vllaznisë Emanuel Lushi në Kampionatin Europian të 17 vjeçarëve. Ai është renditur i treti në kontinent në peshën 62 kg ku ka konkurruar. Suksesin më të madh e ka patur në stilin e shkëputjes teksa ka ngritur 111 kg dhe është renditur i treti. Në stilin e shtytjes ndërkohë ka ngritur 127 kg duke u renditur i katërti dhe me 238 kg në dygarësh është renditur i katërti në Europë duke qenë shumë pranë medaljeve edhe aty. Natyrisht që ky është një sukses i madh për të si sportist, por edhe për klubin Vllaznia që nxjerr një tjetër medalist Europe por duhet theksuar fakti se mungesa e trajnerit Muhamet Tuzi në Lituani,i ka kushtëzuar të paktën edhe marrjen e dy medaljeve të tjera këtij sportisti.

Bashkia Shkodër, 600 mijë lekë trajtim shtesë për Qerimajn

0

Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj ka përfituar sot një shumë prej 600 mijë lekësh të vjetra për një periudhë tremujore në prag të pjesmarrjes së tij në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në verë në Londër. Kjo shumë e caktuar, do të jetë shtesë e trajtimit ushqimor për këtë sportist të cilësisë së lartë pikërisht në përgatitjet e tij për pjesmarrjen në këtë eveniment kaq të rëndësishëm të sportit botëror. Pra, për tre muaj me rradhë, për Qerimajn do të ketë një shtesë nga 200 mijë lekë të vjetra për trajtimin ushqimor. Vendimi për këtë është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Erkand Qerimaj renditet i treti në Europianin e Kroacisë

0

Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj sërish lë gjurmë në Europë. Në Kampionatin e rradhës që po zhvillohet në Split të Kroacisë, ai ka arritur të marrë dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë duke qenë kësisoj sportisti më i mirë i kombëtares tonë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm. Gara ka qenë shumë e bukur. Qerimaj e nis mirë në stilin e shkëputjes duke ngritur 155 kg që në provën e parë por dështon në dy të tjerat e kjo i kushtëzon renditjennë vendin e gjashtë në këtë stil.

Peshëngritësi Emanuel Lushi merr pjesë në Kupën e San Marinos

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi po merr pjesë në turne ndërkombëtar që po zhvillohet në San Marino. Në këtë mënyrë, vendi ynë do të përfaqësohet për herë të parë pas shumë muajsh në një aktivitet ndërkombëtar, pikërisht në Kupën e San Marinos. Kështu ka vendosur kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në mbledhjen e saj të fundit. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë veprimtari me peshëngritësin e Vllaznisë Emanuel Lushi si dhe një sportist të Teutës. Por nëse ky i fundit shoqërohet në këtë garë nga trajneri i tij Kreshnik Leka, Lushi nuk shoqërohet nga trajneri Muhamet Tuzi.

Asnjë peshëngritës në Botërorin e të rinjve. Lushi mbetet në Shkodër

0

Asnjë peshëngritës i ri shqiptar nuk do të marrë pjesë në garat e Kampionatit Botëror të kategorisë junior të Peshëngritjes, turne që zhvillohet më datat 6-13 qershor, në ëroclaë të Polonisë. Dje ka qenë dita e fundit e regjistrimit të sportistëve për këtë turne dhe pdje, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IëF) ka publikuar listën përfundimtare të pjesëmarrësve të këtij aktiviteti. Këtë herë nuk do të ketë vend për “lista shtesë”, siç ndodhi me Europianin, ku u harrua të dërgohej në kohë delegacioni kuqezi. Ky është një tjetër event i rëndësishëm ku peshëngritja shqiptare nuk merr pjesë në arenën ndërkombëtare, mungesa që po bëhen disi të shumta kohët e fundit me përjashtim të një turneu në San Marino.

Kampionati Europian zhvillohet në Tiranë prillin e ardhshëm

0

Një lajm i mirë për sportin e peshëngritjes. Kampionati i ardhshëm Europian i peshëngritjes për të rritur, do të zhvillohet në Tiranë në datat 5-14 prill të vitit të ardhshëm. Vendimi është marrë nga Federata Europiane ditët e fundit gjatë Kongresit Botëror që u zhvillua në Azerbajxhan këto ditë. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, shkodrani Ilir Kraja. Në fakt, ky kampionat ka qenë i planifikuar të zhvillohej në Varna të Bullgarisë por bullgarët janë tërhequr.

Petrit Hoxha: Gjendjen e peshëngritjes shkodrane nuk e shoh të mirë

0

Gjatë këtyre ditëve ka qenë në Shkodër edhe ish- trajneri i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare të peshëngritjes, Petrit Hoxha. Ai prej vitesh jeton me familjen e tij në Gjermani megjithatë nuk mund të qëndrojë larg vendit të tij të cilin e viziton shpesh. Ka ndodhur kështu edhe këto ditë dhe kur vjen në Shkodër kuptohet që nuk mund të qëndrojë pa takuar ish- sportistë dhe kolegë të tij apo pa vizituar palestrën e peshëngritjes. Ka ndodhur kështu edhe këtë herë megjithatë njeriu që ka nxjerrë një sportist si Dedë Dekaj, një nga më të mëdhenjtë e sportit shqiptar, nuk është shumë i kënaqur me gjendjen e peshëngritjes shkodrane.