Xhudistët e Vllaznisë, 11 medalje në Kosovë

0

11 medalje arrin të fitojnë xhudistët e Vllaznisë dhe të Vau Dejës në turneun “Adem Jashari” që u zhvillua në Kosovë në Prishtinë në palestrën e sporteve “Adem dhe Hamz Jashari”. Aty lufta sportive ka qenë e fortë sepse kanë marrë pjesë vxhudistë cilësorë si dhe kanë garuar 11 shtete. Pjesëmarrese kanë qenë vendet e Shqipërisë, Sllovenisë, Rumanisë, Bollgarisë, Greqisë, Hungarisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Austrisë, Maqedonisë, Kroacisë, Serbië, Çekisë, Sllovakisë, Belgjikës e Norvgjisë.

Akademia Xhudo Kodokan, 8 medalje në Mal të Zi

0

Tre skuadrat e Akademisë “Albania Xhudo Kodokan” kanë arritur të marrin 8 medalje në një turne Internacional që është zhvilluar në Malin e Zi i quajtur “Simanoviç”. Aty gara ka qenë shumë e fortë sepse pjesëmarrës ishin sportistë cilësor dhe fitues të shumë medaljeve.

“Revoltë” në ceremoninë e “10 sportistëve më të mirë”

0

Duhej të ishte ndryshe por në fakt, ceremonia e shpalljes së "10 sportistëve më të mirë të klubit shumësportësh Vllaznia" për vitin 2011, është shndërruar në një "revoltë" të hapur të sportistëve, trajnerëve por edhe specialistëve të ndryshëm. Ata kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj drejtuesve të Bashkisë për harresën që kanë shfaqur ndaj tyre prej kohësh për kushtet e stërvitjes, të pagesave etj.I pari që ka ngritur zërin, ka qenë peshëngritësi më i mirë i Shqipërisë, më i miri i klubit Vllaznia edhe për vitin 2011, pikërisht Erkand Qerimaj. Pasi ka marrë çmimin e parë, duke u intervistuar nga drejtuesit e spektaklit, ka thënë: "Ne të gjithë që jemi sonte këtu fitues, jemi se e meritojmë. Kemi dhënë rezultate në sportet tona dhe prandaj jemi shpallur më të mirët.

Revista “Vllaznia”, risia e Bashkisë Shkodër për vitin 2017

0

Shkodra aktualisht nuk ka asnjë gazetë apo revistë sportive dhe kjo duket absurde kur ke parasysh faktin që para 100 vitesh në këtë qytet kanë ekzistuar mbi 10 botime të tilla. Pikërisht kjo mungesë, ka bërë që Bashkia Shkodër të ndërmarrë një inisiativë shumë interesante për vitin 2017. Në projekt- buxhetin e këtij viti që është bërë tashmë edhe publik, është planifikuar edhe një fond që do të shërbejë për botimin e revistës sportive "Vllaznia".

U tha në ‘Fiks Fare’ se ekipi i Vllaznisë është shkrirë, reagon trajneri Kola:...

0
Kohet e fundit ka nisur nje "duel" ne distance ne mes çiklisteve dhe ish- çiklisteve te ndryshem ndaj presidentit aktual te kesaj Federate, Skender Anxhaku. Nje çeshtje e tille eshte bere edhe mediatike teksa i ka kushtuar vemendje edhe...

Xhudistët shkodranë, pesë medalje në Bullgari e Mal të Zi

0

Xhudistët shkodranë të “Albania Xhudo Kodokan” kanë marrë plot pesë medalje, nga të cilat dy të arta, në dy turnetë ndërkombëtarë të zhvilluar ditën e djeshme në Sofje të Bullgarisë dhe Cetinjë të Malit të Zi. Në mes shumë sportistëve pjesmarrës nga shumë vende të Europës, ata kanë arritur të tregojnë vlerat e tyre më të mira dhe ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë. Në turneun e Sofjes, kanë marrë pjesë rreth 500 garues nga Gjeorgjia,Kazakistani, Polonia,Ukraina, Rumania, Kroacia,Bosnjë- Hercegovina, Serbia, Greqia si dhe gjithë ekipet e Bullgarisë. Vendi ynë është përfaqësëuar me tre sportistë nga të cilët figurën më të mirë e ka bërë Aila Osmani e cila në peshën 44 kilogramë ka arritur të zërë vendin e parë pasi ka mundur në finale një sportiste bullgare dhe në këtë mënyrë ka merituar medaljen e artë.

Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola fiton një tjetër Kupë

0

Çiklisti I talentuar shkodran Bruno Kola ka fituar një tjetër kupë. Bëhet fjalë për kupën e vënë për një aktivitet të zhvilluar këto ditë në Tiranë ku kanë marrë pjesë sportistët më të mirë kadetë të të gjithë ekipeve të vendit. Ka qenë një etapë e zhvilluar në rrugën Tiranë- Elbasan, 60 kilometra e gjatë dhe në fund të saj, 15 vjeçari shkodran ka arritur të lërë pas të gjithë çiklistët e tjerë pjesmarrës duke u kurorëzuar në këtë mënyrë si fitues I kupës së vënë nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ai ka zënë vendin e parë duke lënë pas dy rivalët e tij kryesorë, sportistët e Teutës Tafilin dhe Ballgjinin.

Lionel Marku, kampioni i pingpongut për shkollat e Shkodrës

0
Ditet e fundit Qendra Kulturore e Femijeve Shkoder, ne kuadrin e aktiviteteve sportive per shkollat 9 vjeçare te qytetit, ka organizuar kampionatin e pingpongut. Gara dhe rivaliteti ka qene i forte, por ne fund ka spikatur mbi te gjithe njeri...

Shah, Franc Ashiku ne Bullgari per Kampionatin Europian U-18

0

Kombëtarja e Shqipërisë do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të 18 vjeçarëve që do të zhvillohet në sportin e shahut. Gara e rëndësishme për të rinj do të zhvillohet në shtetin e Bullgarisë në qytetin e Albena. Pjesë e kuqezinjve do të jetë edhe shahisti që vjen nga skuadra e Vllaznisë. Bëhet fjalë për të talentuarin Franc Ashiku.

2 medalje ari, 2 argjenti dhe 2 bronzi për xhudistët e Vllaznisë

0

Një tjetër sukses për xhudistët e Vllaznisë. Ata kanë sjellë në Shkodër sërish medalje, madje plot 6 të tilla nga turneu që është zhvilluar sot në Prishtinë dhe ku kanë marrë pjesë sportistë të shumta nga Rajoni. Kështu janë arritur të merren 2 medalje ari, 2 argjendi dhe 2 bronzi nga 9 sportistët që kanë marrë pjesë në turneun "Fuat Gashi" të zhvilluar në palestrën e sporteve "Adem dhe Hamzë Jashari". Më i suksesshmi nga të gjithë ka rezultuar xhudisti Xhovani Shkoza që duke konkurruar në peshën 50 kg për grupmoshën e 15 vjeçarëve ka zënë vendin e parë pas 3 fitoreve të arritura.