Kryebashkiakja Ademi shpall 2019-ën si “vitin e Vllaznisë”

0
Paraditen e sotme Bashkia Shkoder ka hapur zyrtarisht festimet e 100 vjetorit te Vllaznise. Me nje aktivitet te thjeshte te zhvilluar ne hollin e ketij institucioni, ku kane marre pjese sportistet e rinj te te gjithe sporteve te Vllaznise,...

Tre taekondistë të Vllaznisë në kombëtare për Ballkaniadën

0

Javën e ardhshme në Maribor të Sllovenisë do të zhvillohet Kampionati Ballkanik i taekondosë për të gjitha grupmoshat. Në mes ekipeve të tjera pjesmarrëse, do të jetë edhe Shqipëria e cila do të marrë pjesë me një ekip të plotë. Në rradhët e kësaj kombëtareje do të jenë edhe tre sportistë të Vllaznisë si dhe trajneri i saj Elion Puka. Kështu, Jordi Gërçari do të marrë pjesë në garat e kadetëve (mosha 12-14 vjeç) në peshën +65 kg, Dea Tërbuni do të marrë pjesë në kategorinë junior (14-17 vjeç) në peshën -59 kg si dhe Ditmir Vodinaj do të marrë pjesë në kategorinë senior (të rritur) në kategorinë -74 kg.

Ditë të mira për hendbollin shkodran. Ka edhe biznesmenë që i gjenden pranë

0
Kampionati kombëtar i hendbollit do të startojë më 21 janar dhe ekipi i Vllaznisë do futet në të me pretendime serioze. Pavarësisht problemeve të shumta që ai ka, fatmirësisht pranë tij gjenden shpeshherë edhe ish- sportistë të cilët kontribuojnë...

Bilardo/ Organizohet kupa “Ali Quku”, surprizon fituesi i saj

0
16 bilardistët më të mirë të Shkodrës prej dy javësh kanë marrë pjesë në kupën “Ali Quku”. Kupë kjo e organizuar nga shoqata e bilardos në Shkodër, në bashkëpunim edhe me Federatën e këtij sporti dhe kryesisht me mbeshtetjen e...

Ndahet nga jeta Çesk Jubani, historia e shahut shkodran

0

Sporti shkodran dhe ai shqiptar kanë humbur një tjetër emër të njohur. Atë të shahistit Çesk Jubani i cili është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 82 vjeçare. Një njeri i dashur për të gjithë dhe padyshim që mungesa e tij do të jetë e madhe tek familja, shokët, miqtë dhe kolegët e tij.

Shahistët e Vllaznisë miqësore me ata të Ulqinit

0

Shahistët e Vllaznisë kanë zhvilluar një turne miqësor në Ulqin ditën e djeshme ku janë ndeshur me shahistët e këtij qyteti. Një aktivitet I tillë është organizuar në kuadrin e bashkëpunimit në mes sportistëve të dy qyteteve I cili ka qenë I vazhdueshëm. Në përbërje të ekipit shkodran kanë qenë shahistët e njohur Muhamet Gradeci, Bernard Leka, Paç Ashiku, Dedë Gavoçi, Edmond Hoxha, Gëzim Ndoka, Arben Çuliqi dhe Elvis Tavjasa.

Mbyllet edicioni i 10-të i ‘Triathlon Labeat’, shpallen fituesit sipas kategorive

0
”Triathlon Labeat” prej 10 vitesh organizohet në Shkodër, duke i dhënë promovimin e duhur traditës së bukur të sportit, turizmit dhe jetesës së shëndetshme përmes aktiviteteve sportive. Edhe sivjet në ujrat e liqenit dhe sheshin e Shirokës jehoi shpirti...

Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola fiton një tjetër Kupë

0

Çiklisti I talentuar shkodran Bruno Kola ka fituar një tjetër kupë. Bëhet fjalë për kupën e vënë për një aktivitet të zhvilluar këto ditë në Tiranë ku kanë marrë pjesë sportistët më të mirë kadetë të të gjithë ekipeve të vendit. Ka qenë një etapë e zhvilluar në rrugën Tiranë- Elbasan, 60 kilometra e gjatë dhe në fund të saj, 15 vjeçari shkodran ka arritur të lërë pas të gjithë çiklistët e tjerë pjesmarrës duke u kurorëzuar në këtë mënyrë si fitues I kupës së vënë nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ai ka zënë vendin e parë duke lënë pas dy rivalët e tij kryesorë, sportistët e Teutës Tafilin dhe Ballgjinin.

Tjetër sukses për gjimnastet e Vllaznisë, dominojnë edhe në garat e Kupës së Republikës

0
Vijojne sukseset e gjimnasteve shkodrane. Ato kane qene te suksesshme edhe ne garat kombetare te Kupes se Republikes organizuar ne qytetin e Beratit nga Federata Shqiptare e Gjimnastikes, gara keto për kategorinë e grup-moshave për femra dhe meshkuj. Mes shumë...

Mundësit e Vllaznisë një vend të parë dhe katër vende të dyta

0

Pavarësisht kushteve shumë të vështira në të cilat vijojnë të stërviten mundësit e Vllaznisë, ato vijojnë të bëjnë paraqitje të mirë në çdo aktivitet ku marrin pjesë. Kështu ka ndodhur edhe në kampionati kombëtar të të rinjve të zhvilluar ditët e fundit në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Ata kanë arritur të zënë vendin e tretë në renditjen ekipore, duke u renditur pas Tiranës dhe Teutës, dy ekipe me përbërje shumë të mirë dhe me kushte komode për stërvitje. Por jo vetëm kaq. Nga ekipi I Vllaznisë ka dalë edhe një kampion. Ai është Kristian Fiku. Në peshën 96 kilogramë, shkodrani ka arritur t’I sfidojë të gjithë dhe të zërë vendin e parë duke u shpallur kampion I Shqipërisë për këtë vit në mundjen e lirë.