Vllaznia në volejboll binjakëzim me Galep të Tivarit

0

Volejbolli shkodran i femrave sigurisht që ka shumë të bëjë me cilësinë sportive sepse sapo është krijuar megjithatë në rangun e bashkëpunimit me ekipet e tjera fqinje duket se nuk do jetë mbrapa ekipeve të tjera të klubit Vllaznia, për të mos thënë më përpara tyre. Ndodh kështu, ngaqë Vllaznia në volejboll për femra, është shumë pranë binjakëzimit me ekipin Galep të Tivarit, fituesja e kupës në fuqi e shtetit fqinj ose më mirë të themi, ndër ekipet më të mira të Malit të Zi. Me ndërmjetësimin e Ardian Zaganjorit, ky ekip dje ka qenë në Shkodër pikërisht në kuadrin e bisedimeve për zgjerimin e marëdhënieve dhe bashkëpunimit me shkodranët.

Ana Gjelaj largohet nga Vllaznia për tek Tirana

0

Hemoragjia e largimit të sportistëve cilësorë nga Shkodra nuk do ketë ndalje as në vitin e ri që sapo kemi nisur. 2012-a ka nisur në mënyrën më të keqe për klubin Vllaznia. Kështu, volejbollistja më e mirë e ekipit të femrave të Vllaznisë, njëkohësisht edhe kapitenia e këtij ekipi- Ana Gjelaj, ka marrë një ofertë nga skuadra e Tiranës dhe ajo prej disa ditësh ka filluar stërvitjen me këtë ekip. Në ditët e ardhshme pritet të firmoset edhe kontrata përkatëse.

Korabi nuk mund të përballojë dot Tiranën

0

Në pallatin e sportit të qytetit të Peshkopisë është luajtur dje pasdite ndeshja e volejbollit për femra ndërmjet Korabit vendas dhe Tiranës kryesuese, që u fitua nga tiranaset me rezultatin 0-3. Rezultatet e seteve kanë qenë:13-25,10-25,16-25. Ka qenë një lojë mjaft e mirë që u dominua tërësisht nga vajzat tiranase duke fituar lehtësisht dy setet e para.

Kalaja: Paratë e një futbollisti, “shpëtojnë” basketbollin dhe volejbollin

0

Financimi që po bën Bashkia Shkodër për futbollin e Vllaznisë ka nxitur njëfarë xhelozie tek sportet e tjera. Dikush e quan "xhelozi pozitive" ngaqë dëshirojnë që kjo dëshirë e këtij institucioni të vazhdojë përveç futbollit edhe në sportet e tjera. Pikërisht trajneri i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë Artan Kalaja duke folur në lidhje me këtë çështje do shprehej: "Më vjen mirë që Bashkia Shkodër gjeti financime për të mbështetur futbollin me shuma të mëdha. Vjet kur isha pretendent për të dalë kampion, i kërkova 10 mijë euro për mbështetje financiare në mënyrë që të arrinim këtë objektiv madhor dhe nuk mu dhanë me pretendimin se nuk kemi fonde të tjera.

Fitojnë meshkujt me Skënderbeun, humbasin femrat me Partizanin

0

Një fitore dhe një humbje kanë arritur ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia ditën e djeshme. Fitorja si zakonisht u takon ekipit të meshkujve të cilët në Shkodër kanë fituar me Skënderbeun e Korçës me rezultatin 3-1. Në fakt pavarësisht fitores së shkodranëve, ndeshja ka patur rivalitet sidomos në tre setet e para.

Vllaznia për të rinj, fiton 3-0 në Lushnjë

0

Ekipi i të rinjve të Vllaznisë ka luajtur sot paradite në Lushnjë ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar ndaj ekipit vendas. Loja ka qenë e dominuar tërësisht nga djemtë e rinj shkodranë dhe vetëm në setin e parë ka patur pak rivalitet, set që u fitua nga Vllaznia 25-23. Në të dytin diferenca është e madhe dhe fitohet 25-12 ndërsa në të tretin 25-16.

Vllaznia për meshkuj fiton në Elbasan 3-1

0

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka fituar pasditen e sotme ndeshjen e rradhës, atë që ka luajtur në Elbasan me skuadrën vendase me rezultatin 3-1.Loja ka dhuruar emocione teksa seti i parë ka patru shumë rivalitet dhe në fund është fituar nga Vllaznia 24-26, në të dytin epërsia ka qenë më e madhe dhe fitorja më e thellë 13-25.

Vllaznia zhgënjen në Shkodër, mundet nga Teuta 0-3

0

Kryendeshja e javë në volejbollin e meshkujve mes Vllaznisë e Teutës ka përfunduar me fitoren e durrsakëve 0-3. Kampionët në fuqi kanë fituar pa probleme ndaj kuqebluve duke u hakmarrë për humbjen e fazës së parë që iu shkaktua nga shkodranët brenda në Durrës. Është pritur një sfidë me rivalitet por Teuta ka fituar pa probleme duke e mundur me rezultatin 0-3 Vllazninë. Durrsakët ka dominuar sfidën që nga fillimi e deri në fund duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren. Vllaznia nuk e nis mirë ndeshjen. Teuta fiton në setin e parë me 10 pikë diferencë 15-25.

Vllaznia mundet 0-3 nga UMB-ja

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra ka humbur në sfidën e radhës të kampionatit. Vajzat kuqeblu janë mundur teksa përballë kanë patur ekipin e Universitetit “Marin Barleti. Miqtë nga kryeqyteti kanë dalë të fituar nga sfida e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi” teksa kanë mundur Vllazninë me rezultatin e përgjitshëm 0-3. Me përjashtim të rivalitetit në setin e fundit, pjesa tjetër e lojës ka folur për skuadren mike e cila ka dominuar thuajse të gjithë takimin.

Vllaznia- Teuta, luhet të enjten në “Qazim Dervishi”

0

Kryendeshje e volejbollit të meshkujve mes Vllaznisë e Teutës do të luhet ditën e enjte të kësaj jave. Dueli që ishte parashikuar të luhej të dielën e javës tjetër u shty për shkak se pallati i sportit “Qazim Dërvishi” kishte terren të rrëshqitshëm si shkak i kondicionimit të parketit nga lagështira. Në këtë mënyrë drejtuesit e të dy ekipeve në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit vendosen ta shtyjnë këtë ndeshje.